E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi i Metes Prifti me kercenoi me pergjimin pastaj me ofroi pazarin e Rames per Kryeminister

/ /

Nuk eshte asnje surprize videoja per mua dhe nuk eshte asnje surprize as per kryesine e Levizjes Socialiste per Integrim. Kjo pasi pikerisht ne diten kur jane bere propozimet per te nderruar pozicionet e ministrave te LSI-se ne qeveri une pasi mora nje mesazh besnikerie pa fund nga ish-ministri qe na doli cimke se do te mbetej perjete besniku im vetem te shtyhej mbledhja e kryesise dhe kur i bera te ditur se isha i gatshem te bisedoja me te dhe ta beja mbledhjen ne cdo kohe qe te donte ai por diten nuk e shtyja dot mora me pas nje mesazh se po te mos shtyja mbledhjen dhe po te hiqej ai nga minister do te behej qameti dhe do te dilte nje video e tmerrshme u shpreh Meta para anetareve te Komitetit Drejtues Kombetar.
Ofertat
Kreu i LSI-se ka rrefyer perpjekjet e Dritan Priftit qe kercenonte me kaseten por dhe ofronte bashkepunim me Edi Ramen per te rrezuar qeverine. Kete gje te cilen vertet e neverita jo vetem si shantazh si presion i nje njeriu per te cilin ndoshta kam bere me shume ne jeten time ne planin politik dhe njerezor qe nga shendeti dhe karriera e tij politike por nuk eshte ky problemi pasi keni bere te gjithe ju natyrisht qe ia mora ndoshta si nje papjekuri si nje lidhje e pazgjidhshme me karrigen e ministrit ku ai ishte dhe sigurisht pavaresisht nga keto nuk i mbylla dyert e riintegrimit te tij ne LSI. Por ai qe ne gjithmone perpiqeshim gjithmone ta frenonim sidomos kur fliste per perversitetet e Edi Rames dhe qe vajti deri aty sa na habiti te gjitheve kur deklaroi publikisht se kishte pare Edi Ramen vete me syte e tij duke marre kokaine ne zyren e kryetarit te bashkise pikerisht vetem disa dite pasi ishin bere keto ndryshime me erdhi mua pas takimeve qe kishte pasur me Edi Ramen dhe me dy drejtues te tjere te rendesishem te PS-se por edhe ne nje takim tjeter te rendesishem per te me bindur mua dhe per te mbushur mendjen pikerisht se Edi Rama e kishte seriozisht qe une te behesha kryeminister dhe te hiqnim Sali Berishen. Dhe ky nuk donte gje tjeter vetem te rikthehej ne pozicionin e ministrit nga ku kishte ikur u shpreh Meta. Sipas tij Prifti me pas u vu ne dispozicion te krimit te organizuar. Une perseri me dashamiresi i bera te qarte se nuk mund te behen qeverite sipas deshirave konjukturave te individeve dhe sipas ne fund te fundit orekseve te Edi Rames dhe te cilitdo tjeter qe nuk ka durimin te prese zgjedhjet dhe te kerkoje pushtetin permes zgjedhjeve. Dhe me pas ky ish-kolegu yne ky ish-shoku yne i dashur qe na doli cimke pasi nuk mori garanci se brenda disa muajsh ai vete te hynte ne qeveri ne cdo lloj posti na doli dhe na sulmoi me te gjitha baterite e tij pikerisht ne emer te krimit te organizuar qe kerkon ndryshimin e  pushtetit legjitimitetin e tij jo me vote por me shantazhe me manipulime me presione me blerje me korruptime me marrjen peng te shtetit me marrjen peng te institucioneve u shpreh Meta.
Doreheqja
Ish-zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise shpjegoi dhe faktin se pse nuk dha doreheqjen nga keto detyra menjehere pas publikimit te videos. Lidershipi i sotem opozitar u merzit shume qe nuk dhashe doreheqjen une naten e pare te publikimit te videos por per fatin e tyre te keq absolutisht qe une nuk mund te jepja doreheqjen per nje montazh dhe nuk mund te jepja une doreheqjen kur te donin ata per te krijuar nje moment destabiliteti e anarkie ne vend. Perkundrazi me reagimin tim i detyrova qe pa u bere 24 ore te pranojne se videoja ishte manipulim se i kishin hequr pjeset e panevojshme sipas tyre por te cilat cenojne thelbesisht integritetin e gjithe atij pergjimi te peshtire te neveritshem provokues dhe cnjerezor i cili absolutisht konfirmon se Ilir Meta nuk ka kerkuar asnjehere te shkelet ligji ne kete vend edhe ne nje raport konfidencial intim me nje nga ministrat e partise se tij me nje nga shoket me te cilet kishte punuar per nje jete te tere qe kishte sakrifikuar aq shume dhe akuzohet pse ka dashur te sistemoje ne pune disa aktiviste te kesaj force politike u shpreh Meta. Sipas tij doreheqja dhe lenia e imunitetit tregon integritetin e forces politike qe drejton. Ministri ne fjale pasi u perbetua para elektoratit se do te bente namin per ta edhe para strukturave te LSI-se sapo mori kete detyre ne postet me te rendesishme vuri miqte e tij personale dhe nje pjese e tyre perfunduan ne Prokurori dhe ne pranga per korrupsion. Ndaj pikerisht pas cmontimit te kesaj videoje monstruoze te ketij morali te peshtire politik te kesaj regjie mafioze te dirigjuar nga kryecimka Edi Rama padyshim pasi vendosa lenien e imunitetit ne menyre te menjehershme pasi i kerkova Prokurorise qe te hetoje per kete ceshtje natyrisht qe ishte shume i rendesishem dhe i domosdoshem per integritetin dhe moralin tim por edhe te forces sone politike heqja dore ne menyre te parevokueshme nga mandati i zevendeskryeministrit dhe i ministrit. Pra heqja nga cdo lloj petku pushteti dhe paraqitja si qytetar i thjeshte. Dhe une ju siguroj juve se betejen ligjore do ta fitoj perballe montazhit te krimit te organizuar te cimkes te kryecimkes dhe gjithe kesaj bande qe synon te marre peng institucionet dhe shtetin ne vendin tone u shpreh Meta.
Bashkia
Duke folur per zgjedhjet e ardhshme Meta tha se qytetaret e Tiranes do ti japin pergjigjen qe meriton kryetarit aktual te bashkise. Ne kuader te angazhimeve per te fituar zgjedhjet vendore Meta shprehu gatishmerine e tij 24 ore ne 24 ne krye te LSI-se dhe u kerkoi forumeve te kesaj partie qe brenda 15 shkurtit te paraqesin emrat per kandidaturat per njesite vendore ne te gjithe komunat e bashkite e vendit. Jam i bindur se koalicioni i integrimit do fitoje pa diskutim ndaj koalicionit te cimkave spiuneve fuksave qe nepermjet shantazheve kerkojne te mbrojne pasurite e tyre. Jam i bindur se 8 maji qe po troket eshte problemi me i madh i tij. Sepse qytetaret e Tiranes kane vendosur qe bashkia e tyre te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo ne sherbim te mafiozeve qe e kane kthyer dhe duan ta mbajne si nje lavatrice per te pastruar parate e tyre sepse eshte bashkia me e korruptuar ne bote u shpreh Meta.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›