E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH te jete i qarte protesta me 21 janar

/ /

Kryetari i PLD-se Spartak Ngjela deklaroi dje ne emer te opozites se protestat do te fillojne ne daten 21 janar per rrezimin e qeverise duke i kerkuar me tej SHISH-it qe te monitoroje punen e Ministrise se Ekonomise. Perseri LSI-se i dhane Ministrine e Ekonomise do te thote qe kjo lope duhet te milet vetem prej saj do te thote qe do te vazhdoje abuzimi. I bej thirrje Sherbimit Informativ te jete i qarte i sakte dhe koherent ne ndjekjen e kesaj ceshtjeje. Kurse ne daten 21 te gjithe shqiptaret duhet te vijne ketu per tiu pergjigjur ne nje menyre historike abuzimit teresor te nje qeverie te paligjshme tha Ngjela. Me tej ai u shpreh se asnje deputet nuk mund te heqe dot dore nga imuniteti. Aspekti i dyte qe dua te tregoj dhe qe dua te mbeshtes ne keto momente eshte Nuk ka heqje dore nga imuniteti. Imuniteti eshte nen kushtetues 73 fraksion 2. I bej thirrje dhe do ti kerkojme grupit parlamentar te PS te inicioje ne parlament miratimin e ketij neni. Te gjitha te tjerat jane genjeshtra. Nuk ka prokurori qe pranon shkeljen e kushtetutes me vullnetin tend shtoi Ngjela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›