E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PD-LSI, koalicion për të vjedhur vendin

Kryetari i Partisë Socialiste gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me studentë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste ka parashtruar në fokus të analizës së tij veprimin e fuqishëm opozitar përballë një skandali qeveritar, pas të cilit nuk qendron thjesht një njeri si një individ i shkëputur, por që mishëron një kulturë dhe moral qeverisës.

Duke iu referuar videoskandalit dhe dorëheqjes që e pasoi, Rama e konsideroi aktin e ish zëvendëskreministrit dhe ish ministrit të ekonomisë thjesht si një lëvizje të detyruar, ku ka ndërruar vetëm emri i individit por dikasteri i Ministrisë së Ekonomisë mbetet sërish një pronë që duhet ta mbajë LSI-ja.

Ikja e një Ministri tha Rama nuk ndryshon asgjë, sepse ka mbetur sistemi i korruptuar qeverisës përsa kohë është në krye të punëve të vendit qeveria e Sali Berishës.

Ndërsa koalicionin PD- LSI Rama e ka cilësuar thjesht si një bashkim kusarësh e matrapazësh të cilët janë bashkë për të vjedhur prona e pasuri publike të shqiptarëve. Rama gjithashtu i ka bërë thirrje studentëve për të qenë në 21 janar në demonstratën që do të zhvillohet pa flamuj e simbole politike partiake.
 

“Ky nuk është për ne një rast për të marrë pushtetin, ky për ne është rasti kur të gjithë shqiptarët dhe ata që nuk janë pjesë e kampit tonë opozitar të reagojnë dhe të protestojnë për të ndryshuar rrjedhën e këtyre ngjarjeve dhe për të rivendosur sistemin duke garantuar që qeveria dhe qeverisja të rifuten në kontroll. Rifutja e tyre në kontroll vjen nga vota” theksoi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›