E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho dështon si portier

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka provuar veten në rolin portierit, mirëpo ka dështuar pasi ekipi i tij, i përbërë nga asistentët dhe punëtorët e klubit, ka humbur në një ndeshje përballë përfaqësuesve lokalë të mediave.

Marca raporton se "i veçanti" hyri në portë dhe tregoi disa shkathtësi të mira, mirëpo në fund skuadra e tij u mposht me rezultat 3-2 nga gazetarët.

Gazeta pohon se portugezi jepte instruksione si të zhvillohej një ndeshje në Ligën e Kampionëve, sepse nuk i pëlqen të humbasë as në një ndeshje të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›