Pinto vazhdon në Barcelonë
Nga Express më 28 mars 2011 në ora 16:14
Portieri i Barcelonës, Jose Manuel Pinto ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin nga Nou Camp, ka njoftuar të hënën e përditshmja sportive katalane Sport.
Portieri 36 vjeç do të ishte futbollist i lirë në qershor të këtij viti, kur edhe i skadonte kontrata e tij e kaluar me klubin, por tani do të vazhdojë qëndrimin në Barcelonë edhe për një sezon.
Pinto ka qenë zëvendës i Victor Valdesit në tre sezonet e kaluara. Pinto iu bashkua Barcelonës nga Celta Vigo më 2008.