Rrëfimi i një Biblotekari
Giuseppe de Siati është një burrë që nuk ka frikë nga emocionet. Ai i kërkon ato jo vetëm në udhëtime, biseda me miq, por dhe në libra. Në një nga bibliotekat publike të Berlinit ku punon prej vitesh, të gjithë e njohin Giuseppe-n, njeriun që di përmendësh çdo histori që fshihet në librat që janë seleksionuar sipas sektorëve të caktuar. Midis tyre ai mund të tregojë se cilat janë veprat që të zhysin në pasione, ato që të marrin dhe të çojnë larg, edhe pse mund të jesh brenda një salle të zakonshme leximi.
Ka njerëz që librat i bëjnë të jetojnë një jetë të dytë. Giuseppe i di këto histori, ashtu siç di që libri është miku më i shtrenjtë që e shoqëron kudo. Nga Berlini drejt Tiranës, përveç bagazheve të zakonshme të udhëtimit, janë librat ata që e rëndojnë më shumë çantën.
Ky burrë me ca mustaqe mbi buzët e trasha, është një personazh i njohur i njerëzve të kulturës shqiptare. Ai di deri në detaje çdo lëvizje që ka pasur në mendimin shqip që pas çlirimit të vendit deri në kohërat e sotme. Janë shumë arsye që mund të shpjegojnë lidhjen e tij të fortë me Shqipërinë dhe Giuseppe mund t‘i tregojë lehtë ato. Por pas kaq vitesh ikje-ardhjesh nga Berlini në Tiranë dhe anasjelltas, është dashuria ajo që e bën Giuseppe-n të ndalojë çdo vit në këtë vend. Është dashuria që si çdo formë tjetër e saj nuk ka shpjegime se si ndodhi dhe si erdhi brenda tij.
Giussepe tregon se kontaktet e para indirekte me Shqipërinë kanë qenë gjatë kohës kur jetonte në Toronto. Në ato kohë, familja e tij jetonte aty. "Unë vij nga një familje fashiste dhe kisha dëgjuar që italianët kishin kontribuar për çlirimin e Shqipërisë gjatë kohës që ajo u pushtua nga gjermanët. Nuk kisha ndonjë ide të qartë për këtë vend. Ngjaja me ata dhjetëra njerëz që mund të gjesh në Gjermani ose kudo në Evropë që po t‘i japësh një hartë në dorë dhe t‘u thuash me trego se ku ndodhet Shqipëria, nuk dinë ta thonë", thotë ai. Në familjen De Siati flitej hapur për probleme të mprehta të kohës, hidheshin ide që e zhysnin djaloshin Giuseppe drejt përfytyrimeve. Një prej këtyre përfytyrimeve ishte dhe Shqipëria. Ajo shfaqej para tij si një vend i mistershëm, ku ekzistonte një mit me emrin Enver Hoxha. Interesante ishte dhe fakti që ky vend i vogël ishte i ndryshëm në strategjinë që kishte ndjekur nga vendet e tjera të Evropës. Ai donte të zbulonte diçka më tepër për mitin e Enver Hoxhës dhe politikën e tij në Ballkan. Në vitin 1972, Giuseppe, atëherë rreth 26 vjeç, shkel për herë të parë në Tiranë. Ai thotë se nuk ishte shumë e vështirë të realizonte një vizitë në Shqipërinë komuniste, pasi shumë persona të huaj kishin mundur ta bënin këtë gjë më parë. "Përshtypja ime e parë për Shqipërinë ishte pozitive. Unë pash se Shqipëria ishte një vend evropian në mes të Evropës. Takova njerëz që flisnin gjuhë të huaja si anglisht, frëngjisht, italisht. Në libraritë tuaja gjeje botime vërtet të mira të letërsisë klasike ndërkombëtare", thotë ai.
Por entuziazmi i vizitës së parë do të vinte e shuhej në vizitat e tjera, ku Shqipëria sa vinte dhe i shfaqej me fytyrën e saj të vërtetë, atë të komunizmit. Në librari vërtet mund të gjeje kolosët e letërsisë klasike, por censura nuk lejonte që njerëzit të lexonin emra të tjerë të mëdhenj të letërsisë, aq më tepër të kohës. Megjithatë, për Giuseppe-n këto kontradikta ishin normale për një vend komunist, duke pasur parasysh faktin që në vitin 1944 Shqipëria ishte një vend që vuante nga analfabetizmi. Megjithëse mund të gjeje fabrika, institucione kulturore që vijonin jetën nën strukturën e komunizmit, gjithë kjo fasadë që tregonte realiteti shqiptar ishte tepër larg zhvillimeve dhe jetës që Giuseppe gjente sapo merrte avionin për t‘u larguar nga Tirana.
Por më shumë se politika tepër e ashpër e një vendi socialist, Giuseppe-s i interesonin librat dhe njerëzit që i bënin ato.
Në kujtesën e tij, ky burrë ruan kujtimet më të bukura me mjeshtër të kulturës sonë, si Aleks Budën apo Robert Shvarc. Me këtë të fundit do të ndante një miqësi të rrallë, duke e ftuar shpesh dhe në Gjermani. "Shvarc ka qenë një mik i shtrenjtë. Aleks Buda ishte një burrë i madh. Kishte studiuar në Vjenë dhe e fliste shumë mirë gjermanishten. Me të mund të diskutoje pafund për gjithçka. Kam njohje me shumë personazhe të kulturës këtu, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, etj.", thotë ai.
Letërsinë shqipe ai e ka njohur nëpërmjet përkthimeve në gjuhë të huaj. Giuseppe i kujton me humor kohët kur lexonte vepra të realizmit socialist. Kujton romanin "Mes dy zjarresh", vepër të cilën e merrte më shumë si satirë, sesa si një realitet të Shqipërisë. Por si njohës i realitetit shqiptar, ai i kuptonte këto vepra. E dinte se ngjyrosja me tone pozitive, sado qesharake dhe të pabesueshme të dukeshin, ishte detyrë për shkrimtarët që i përkisnin asaj periudhe.
Për Giuseppe-n periudha e realizmit socialist është një kohë për të cilën mund të flasësh gjatë dhe gjithsesi do të kuptosh se si të gjitha medaljet dhe ajo ka dy anë. Pavarësisht satirës që mund të gjesh në një pjesë të madhe të asaj letërsie, ajo nxori shkrimtarë që ditën të ruanin marrëdhënien me veprën edhe pse nën një censurë të tillë bënë vepra që lexoheshin me kërshëri dhe jashtë. I tillë është shkrimtari Ismail Kadare, vepra e të cilit e ka thyer prej kohësh konceptin që një popull i vogël nuk mund të ketë letërsi të madhe. Giuseppe mund të flasë gjatë për dy personazhet që i quan të rëndësishëm në letërsinë shqipe. Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Agolli për të është një poet i madh, ndërsa Kadare një shkrimtar i madh. Në vitin 1990, Giuseppe ka përkthyer në gjermanisht romanin "Kështjella" të Kadaresë.
"Në vitet ‘90, unë kisha një shtëpi botuese ku kam publikuar disa vepra të autorëve shqiptarë. P.sh. ‘Bethoveni dhe revolucioni francez‘ i Fan Nolit, disa romane dhe tregime të Ismail Kadaresë si ‘Dimri i madh‘, ‘Nëntori i një kryeqyteti‘, etj., romanin e Dritëro Agollit ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo‘, thotë ai.
Giuseppe ka të drejtë. Lidhjet e tij me letërsinë tonë janë aq të hershme sa nuk mund të rrëfehen lehtë. Mjafton të thuash një emër shkrimtari dhe ai mund të flasë gjatë për letërsinë e tij.
Prej vitesh ai ka hapur në Bibliotekën e Berlinit një sektor për letërsinë shqipe. "Në bibliotekën ku unë punoj, kishte vetëm sektorë të gjuhës turke, kurde, serbo-kroate, ruse dhe greke. Duke qenë se e njihja mirë letërsinë shqipe, ishte nisma ime për të hapur një sektor për librat e kësaj gjuhe", thotë ai.
Prej vitesh ky sektor frekuentohet nga shqiptarët që jetojnë në Berlin, por edhe nga të interesuar për letërsinë tonë. Në kohën e luftës në Kosovë, në Berlin kishte rreth 15 mijë shqiptarë legalë dhe ilegalë, aq sa Giuseppe-s i dukej sikur biblioteka e tij ishte kthyer në një zyrë asistence. Ardhja e tij këtë herë në Tiranë ka lidhje me këtë sektor. Ai thotë se ka blerë libra të ndryshëm nga manualet e kuzhinës e deri librat artistikë, filozofikë e socialë për këtë sektor. Me humor Giuseppe thotë se shqiptarët janë njerëz që tërhiqen më shumë nga botimet politike dhe historike. Si ballkanas nuk kanë si të jenë ndryshe. Duke ndjekur për kaq vite me radhë letërsinë e këtij vendi, ai njeh mirë dhe karakteret e atyre njerëzve me të cilët shkëmbehet rrugëve të Tiranës. "Nëse do të njohësh një vend, përpara lexo letërsinë e tij". Dhe Giuseppe e di shumë mirë këtë.
Ai beson te letërsia e vërtetë, ajo letërsi që i rëndon aq shumë çantën, dhe pse sot tregu dominohet nga librat e quajtur best-seller. Ai do të vazhdojë të udhëtojë në kërkim të kësaj letërsie si një dashnor i palodhur që pasionet kërkon t‘i vijnë nga librat...