Na njollosi politika Ristani Keqardhje per raportin e OSBE-se

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani për herë të parë komenton raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 8 majit. Kreu i institucionit më të lartë zgjedhor, sheh se ka progres nga raporti i parafundit, ai i 2009-ës, ku zgjedhjet thotë ai vlerësohen për herë të parë kompetitive dhe transparente.
Por kreu i KQZ-së nuk ngurron të komentoje edhe atë pjesë të nënvizimit të ndërkombëtarëve për institucionin që ai drejton, ku vendimi për Tiranën i marrë nga KQZ, konsiderohet i paqartë për bazen ligjore mbi të cilin u morr.
“Raporti konstaton se me vendimarrjen për Tiranën, KQZ thelloi mosbesimin për paanshmërinë e tij. Kuptohet që është një konstatim që nuk do të doja të ishte. Ishim në kushtet kur kemi pasur një mungesë besimi të palëve ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj procesit në tërësi dhe u duk sikur zgjidhja që ne i dhamë procesit në Tiranë e thelloi edhe më tepër këtë mungesë besimi. Kjo në fakt është e dukshme sepse sigurisht njëra nga forcat politike garuese nuk e pranoi vendimin dhe reagoi ashtu siç reagoi. Por besoj që nga mënyra se si e kishin zënë brumin që në fillim partitë politike, nuk besoj se do të dilte një bukë më e mirë”-tha Ristani.
Ndërsa nuk kanë munguar në tregun politik propozime dhe sugjerime sesi mund të ndërtohet një KQZ e pakontestuar nga partitë politike, për kreun aktual të këtij institucioni nuk kanë shumë rëndësi formulat mbi të cilat formatohet ky institucion.
“Nuk është e keqja te formatimi i KQZ-së por e keqja është te rekomandimi numër një i OSBE/ODIHR-it, te mungesa e vullnetit të mirë të partive politike”-theksoi Ristani.
A mund të jenë më të besueshme për palët zgjedhjet nëse administrohen nga ndërkombëtarët, një propozim ky i artikuluar nga PS së fundmi, kryetari i KQZ nuk e sheh si zgjidhje.
“Unë nuk besoj që do të ndodhë, por në rast se do të ketë mungesë të vullnetit do të anatemohen njëlloj sikur do të ishin dhe organet e vendit”-u shpreh Ristani.
Për kryetarin e KQZ-së, ajo që raporti i OSBE/ ODHIR-it i jep si detyrë immediate politikës është reforma zgjedhore, por ai shton se vetëm një vullnet i mirë i saj për të bërë zgjedhje të mira, do të mund t’i bënte vërtet të tilla.
Rovena Moçka