Hapet festivali i 68-te nderkombetar i filmit ne Venecia

Ne fundin e veres se nxehte italiane Venecia eshte veshur si asnjehere me pare kaq bukur per paraden e radhes se yjeve te filmave. Kur behet fjale per festivalin e Venecias nuk ka asnje personazh te njohur qe ta refuzoje ftesen Kate Winslet Madonna Jodie Foster Colin Firth Gwyneth Paltrow Christoph Waltz Matt Damon Jude Law dhe Al Pacino pritet qe te jene te gjithe te pakten per nje shfaqje.
George Clooney eshte gjithashtu nje prej aktoreve me te kerkuar qe pelqen te shfaqet ne Venecia. Ylli hollivudian dhe personazhi i filmit thriller politik Idete e Marsit pritet te hape festivalin ne mbremjen e se merkures. Filmi tregon nje konsulent imazhi qe punon per nje kandidat presidencial dhe qe papritur e gjen veten ne mes te nje skandali korrupsioni.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i jurise kete vit eshte Darren Aronofsky
Clooney jo vetem qe ka shkruar skenarin dhe ka drejtuar filmin por gjithashtu luan edhe rolin e kandidatit presidencial dhe guvernator Mike Morris.
Evenimenti ne Venecia nuk eshte vetem festivali me i vjeter i filmit ne bote por thuhet se eshte dhe shpirti i kinemase. Ashtu si ne Kane ky festival prodhon me pak para por i kushton me shume rendesi artit. Emra te tille si Akira Kurosawa Ingmar Bergmann Michelangelo Antonioni ose Paolo Visconti kane nisur karrierat e tyre pikerisht ne Venecia.
Bashkeprodhimet gjermane
Seksualiteti eshte burimi i te gjithe levizjes se njerezimit sipas Sigmund Freud. Edhe psikoanaliza luan nje rol te filmin qe do te shfaqet ne Venecia Nje metode e rrezikshme nga regjisori kanadez dhe ekspert i horrorit David Cronenberg. Ky prodhim gjermano-kanadez portretizon mosmarreveshjet mes Sigmund Freud dhe nxenesit te tij te talentuar Carl Gustav Jung mbi marredhenien e Jung me nje paciente ruse. Filmi eshte xhiruar pran Universitetit te Vjenes ne Belvedere Palace dhe ne Berggasse aty ku Freudi jetonte.
Kasaphana nga Roman Polanski nje tjeter film ne gare eshte nje prodhim gjermano-francez dhe gjithashtu me bashkepunim nga Spanja e Polonia. Christoph Waltz Kate Winslet Jodie Foster dhe John C. Reilly marrin pjese ne kete adaptim te filmit te Yasmina Reza me emrin E mira e kasaphanes.
Bildunterschrift Skene nga filmi A Dangerous Method i David Cronenberg me aktore Keira Knightley dhe Michael Fassbender
Dy familje nga qarqet intelektuale grinden mes tyre pasi me pare ishin rrahur djemte e dy familjeve ne shkolle. Kur ata takohen per te folur mbi incidentin prinderit e humbasn kontrollin.
Darren Aronofsky eshte sivjet presidenti i Jurise ne festivalin e Venecias.
Autor S.Oezle/ A. Borici
Redaktoi Angjelina Verbica
160