E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisin femijet Vlore shtohen kerkesat nga nenat

Kushtet e vështira ekonomike dhe sjellja në jetë e foshnjave pa njërin prind kanë shtuar numrin e kërkesave të nënave për dhënien në birësim të fëmijëve të tyre në shtëpinë e fëmijëve në Vlorë. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë pranuar 8 fëmijë në këtë institucion dhe janë birësuar tre të tjerë, ndërkohë që janë në proces 5 dosje që po shqyrtohen nga komiteti shqiptar i birësimeve.

“Këtë vit ne shikojmë një rritje të fëmijëve të cilët janë me interesim nga familjarët. Pra, për arsye të nevojave social-ekonomike, nënave të pamartuara që sjellin në jetë fëmijë pa prindin përkrah, atëherë i bie që ka pasur shumë nga këto hyrje. Gjatë 8-mujorit që sapo mbyllëm ka patur 8 hyrje të reja, 5 prej të cilëve janë bërë me vendim të këshillit bashkiak dhe 3 me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Nevojave pranë Shërbimit Social Shtetëror në Tiranë”-tha Olta Ganaj, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë.

Një rritje krahasuar me një vit më parë ka pësuar edhe numri i shtetasve të huaj për të birësuar fëmijë shqiptarë dhe aktualisht një birësim i tillë është në proces në shtëpinë e fëmijëve në Vlorë nga prindër italianë. Aktualisht shtëpia e fëmijës në Vlorë strehon dhe kujdeset për 21 fëmijë të braktisur.

Festim Llanaj                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›