Rrëfimi "peng" i regjisorit grek
Konstandino Janaris, regjisori grek i filmit "Pengu", ka marrë pjesë në festivalin "Kinemaja e së drejtës", i cili u zhvillua nga data 24 deri më 26 tetor në teatrin "Bylis" të qytetit të Fierit. Regjisori i filmit, që shkaktoi mjaft debate e protesta në qytetin fqinj Greqi, ka vizituar festivalin pikërisht në emër të së drejtës. Filmi "Omiros" (Pengu), i cili për herë të parë u shfaq në ekranin e madh në Greqi thuajse tre vjet më parë, rrëfen historinë e një emigranti shqiptar, i cili në vitin 1999 mori peng një autobus grek, por pas ndërhyrjes së policisë, 24 orë më vonë, emigranti Flamur Pisli dhe një i ri grek, dolën të vdekur prej ngjarjes. Sipas regjisorit, ky film është simbol i historisë së emigrantit Flamur Pisli, por gjithashtu flet, edhe pse tërthorazi, për të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Filmi u shfaq pikërisht në përshtatje me temën e këtij festivali të së drejtës. "Pengu" është një film simbol, një histori për qëndrimin ndaj shumë punëtorëve që vijnë prej vendeve të ndryshme të Ballkanit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve. Ai përpiqet të trajtojë ksenofobinë, racizmin, shoqërinë greke në qytetet e vogla, në zonat rurale, hipokrizinë dhe shtypjen e tyre. Përveçse për kategorinë e emigrantëve, rasti i marrjes peng të autobusit është në të njëjtën kohë edhe një metaforë për të folur për shoqërinë greke. Flamuri u dhunua fizikisht nga policët grekë. Për regjisorin, një temë që i ka interesuar shumë në film është zhvillimi i seksualitetit mashkullor në Ballkan dhe identitetit seksual mashkullor. Për këtë arsye, Janaris, një homoseksual i deklaruar, është munduar që në shumë episode të filmit të nxjerrë në dukje pikërisht çfarë ndien një djalë kur poshtërohet seksualisht.
E duke folur për këtë pjesë, regjisori grek, Konstandino Janaris, nuk ngurron të tregojë edhe bindjet e tij seksuale, gjë që shpjegon edhe episodet e identitetit seksual mashkullor në filmin "Pengu". "Nëse Greqia do të vendosë ligjin që të lejojë martesat mes të njëjtit seks, atëherë unë do të martohem me një burrë, pasi jam homoseksual", kështu deklaron regjisori grek. Për të nuk përbën asnjë problem deklarimi i homoseksualizmit të tij. "Pavarësisht se edhe ju që jeni përballë meje shtangët pas kësaj deklarate, besoj se është më mirë të shfaqesh ashtu siç je", ka thënë ai.
Në këtë aktivitet, regjisori i më shumë se 16 filmave grekë, anglezë dhe gjermanë, të cilët kanë garuar edhe në Festivalin e Kanës në Francë, është shoqëruar prej protagonistit të filmit Laert Vasili. Janaris tha se ai personalisht nuk është pre e paragjykimeve ndaj emigrantëve shqiptarë. "Emigrantët e ardhur në Greqi, qysh në fillimet e hapjes së kufijve, kanë hyrë sot denjësisht në jetën kulturore, artistike dhe ekonomike të Greqisë. Fëmijët e emigrantëve të parë janë arsimuar dhe janë sot aktorë, muzikantë, ekonomistë e artistë të njohur në Greqi. Edhe unë personalisht njoh emra të tillë, të cilët i vlerësoj", ka vazhduar ai. Konstandinos Janaris është nga ata regjisorë të cilët ngacmohen në krijimet e tyre prej problemeve sociale. "Mua më ka ngacmuar gjithmonë jo vetëm jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi, por edhe ajo e emigrantëve grekë në vende të tjera. Një tjetër problematikë, të cilën unë e kam prekur nëpërmjet filmave të mi, është pikërisht industria e seksit, në të cilën shumë emigrantë janë përfshirë", shprehet ai. E teksa u kthehet pas kujtimeve, pikërisht në çastin kur nisi edhe realizimi i filmit "Pengu", ai thotë se zgjodhi ta realizonte, sepse tema iu duk vërtet interesante dhe e arrirë. "Ishte një histori që më interesoi dhe më intrigoi. Në të rrëfehej greku, i huaji, dhuna seksuale, kufijtë. Prej 15 vitesh mendoja të realizoja një film të këtij lloji", kujton ai. "Besoj dhe jam i sigurt se pas 20 vjetësh ky film do të cilësohet si një prej filmave më të arrirë të kinematografisë greke", ka deklaruar regjisori. Konstandino Janaris është ndër të tjera një njohës i mirë edhe i kinematografisë shqiptare, të cilën ka thënë se e vlerëson së tepërmi, pavarësisht përpjekjeve të saj në këtë periudhë tranzicioni të vendit.
Festivali "Kinemaja dhe e drejta" është ndjekur me mjaft interes prej publikut. Ai përfundoi ditën e shtunë, ndërsa u organizua prej Institutit Shqiptar Evropian, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Bashkisë Fier. "Kinemaja e së drejtës" nuk është një festival ku filmat janë në konkurrim. Është një festival në kuadër të luftës për të drejtat e njeriut, ndaj edhe filmat e përzgjedhur i përkasin një tematike të këtij lloji. Aktiviteti u çel me dokumentarin italian "Aqua mio sangue". Karakteristikë e këtij festivali ishte pjesëmarrja aktive e publikut në debatet e vazhdueshme. Filmi artistik "Gjoleka, i biri Abazit", ka mbyllur kalendarin e ditës së tretë dhe krejt programin e festivalit të filmit "Kinemaja e së drejtës". Ky festival, në të cilin spikati më shumë karakteri i temave edukativë, nxiti debate mbi tema kushtuar mjedisit, trafikut njerëzor, emigracionit dhe abuzimit me fëmijët.