Arjeta Zhuta përfaqëson Zvicrën në Eurovizion
Arjeta Zhuta, këngëtarja zvicerane me origjinë shqiptare (nga Struga), është kandidatja kryesore për të përfaqësuar shtetin zviceran në Festivalin Evropian të Këngës, i cili do të mbahet më 16 maj në Rusi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat zvicerane. "Arjeta Zhuta ka gjasa të mëdha të prezentojë Zvicrën në Eurovizion", "Popstar" e njohura zvicerane nxeh gjermanët", "Zvicra krenare me ‘SuperStar‘-in" janë disa nga titujt e gazetave, të cilat i kanë kushtuar vëmendje këngëtares shqiptare. Karriera muzikore e Arjeta Zhutës ka filluar në Zvicër, ndërsa është kurorëzuar mjaft suksesshëm në Gjermani. Nëse ajo do të marrë pjesë në Eurovizion, do të jetë e para këngëtare me origjinë shqiptare që do të përfaqësojë Zvicrën në një festival evropian.
Vetë organizatorët e Eurovizionit kanë deklaruar se Arjeta Zhuta është një konkurrente e denjë për të përfaqësuar shtetin zviceran në këtë kompeticion. Arjeta, ndërkohë, është përgatitur shpirtërisht për këtë pjesëmarrje. Ajo ka vendosur se me cilën këngë do të përfaqësohet, edhe pse ka thënë se dëshiron ta mbajë edhe për pak kohë të fshehtë. "Titullin e këngës me të cilën kam vendosur të marr pjesë në Festivalin Evropian mendoj se është mirë ta ruaj edhe për pak kohë të fshehtë dhe nëse do të kem fatin të prezantoj shtetin zviceran, ku jam rritur, kam pasur përkrahje dhe ku jam afirmuar, atëherë do të bëj gjithçka publike", ka thënë këngëtarja.
Arjeta Zhuta, megjithatë, nuk është vetëm një këngëtare e zonja dhe e suksesshme në Zvicër. Krahas muzikës, ajo ndjek studimet dhe është tepër e pasionuar pas librave. "Përkundër angazhimeve të mëdha në muzikë, mes udhëtimeve të shumta, gjej kohën edhe për të studiuar e lexuar. Më pëlqen shumë letërsia shqiptare dhe sa herë gjej kohë, i kushtoj një vëmendje të veçantë asaj", vazhdon Arjeta. Ajo dëshiron të bëhet avokate, kësaj dege i është kushtuar dhe është studente e vitit të tretë në Fakultetin Juridik. Arjeta patriotizmin, dashurinë ndaj atdheut e të qenit shqiptare nuk do ta shprehë me fjalë... Puna është ajo që e tregon më së miri këtë, e nëse do të arrijë të përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion, është edhe rasti që ajo të shprehë gjithë dashurinë e të qenit shqiptare. Për finalisten e spektaklit më të madh që mbahet në Gjermani, "PopStars", kënga megjithatë mbetet gjithnjë kryesorja për të. "Kontaktet e para me publikun dhe muzikën i kam pasur shumë herët, që fëmijë", kujton ajo, ndërsa falënderon për përkrahjen jo vetëm familjen, por edhe publikun zviceran, i cili e ka mbështetur vazhdimisht. Arjeta Zhuta (Ari), banon në Zyrih. Ajo ka lindur në Veleshtë të Strugës në vitin 1986.