E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi tronditës i yllit të BBC: Vrava shokun e sëmurë me AIDS

LONDER- “Në spital, një pasdite të tmerrshme, doktori më tha se nuk mund të bëhej asgjë. Ai vuante, vuante tmerrësisht. Atë-herë i kërkova mjekut të na linte vetëm për pak, ai doli, unë mora një jastëk dhe e mbyta, kur doktori erdhi sërish brenda i thashë se ai kishte vdekur, Askush nuk tha më asnjë fjalë” Kronikë e një eutanazie të hershme. Rrëfimi prekës është bërë nga Ray Gosling, një prezantues i njohur i BBC-së. Ai ka pranuar se e ka vrarë shokun e tij të sëmurë me SIDA me një jastëk, kur mjekët i thanë se nuk mund të bëhej më asgjë për të lehtësuar dhimbjet e tij. Për gjestin që bëri, fryt i një marrëveshjeje të mëparshme me mikun e tij, Gosling nuk shfaq asnjë keqardhje apo pendesë:
"Kam vrarë dikë, shumë kohë më parë. Ishte një djalë i ri, miku im dhe ishte sëmurë me SIDA", tha Gosling gjatë transmetimit të një emisioni në BBC, ndërsa është arrestuar për vrasje. Rrëfimi tronditës i fytyrës së BBC-së ndodh në një kohë kur vendi është përfshirë nga një debat i ndezur lidhur me eutanazinë. Pas pak ditësh prokurori i përgjithshëm Keir Starmer do të paraqesë një paketë guidë lidhur me këtë çësjtje. Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, ndihma për të realizuar vdekjen konsiderohet si një krim dhe dënohet me të paktën 14 vjet burg. Opinioni publik është në favor të modifikimit të ligjit për eutanazinë dhe dhënies së ndihmës për vrasjen.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›