Privatizimi i HEC-ve Ulez Shkopet dhe Bistrica 1 dhe Bistrica 2

Shtyhet në kohë tenderi për katër hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulëz-Shkopet. Zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, njoftoi shpalljen e mossuksesit të këtij procesi për shkak të mosparaqitjes të asnjë oferte. Por sipas tij, kompanitë e interesuara nuk janë tërhequr.
Sipas zotit Dervishaj, janë 8 kompani që kanë paraqitur interes për të marrë pjesë në tender, të cilat kanë kërkuar disa ndryshime që lidhet me procesin, me zgjatjen e afatit kohor për të siguruar kreditim, por edhe me disa saktësime që lidhen me raportin që do të kenë firmat me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.
Po ashtu, sipas zotit Dervishaj Ministria e Ekonomisë do i kërkojë Këshillit të Ministrave disa ndryshime procedurale për të rihapur sërish tenderin.
Në deklaratën që njoftonte moszhvillimin e tenderit krahas përfaqësuesve të medias, ishin të pranishëm edhe deputetë e Partisë Socialiste.