E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i ri i kombetares do te caktohet deri ne fundjave

E shtuna ose e diela do ta gjejë kombëtaren shqiptare të futbollit me trajner të ri. Këtë e pohoi vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, në një konferencë për shtyp, dhënë në mjediset e federatës. Duka nuk dha emër apo kandidat favorit për të zënë vendin e lënë bosh nga Josip Kuzhe, duke theksuar se po mendohej.

Ndërkaq, ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në shkallët hierarkike nën ekipin kombëtar A. Artan Bushati nuk është më trajner i Shqipërisë U21, ndërsa në vend të tij është caktuar në post, trajneri i Shqipërisë U19, Skënder Gega. Një emër i madh si Foto Strakosha hyn në qarkun e trajningut kuqezi.

Pra, kemi një afat për post-Kuzhen dhe një lëvizje që bën përshtypje siç është kjo e “të përjetshmit” Artan Bushati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›