E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullat e arta për Eurozonën

05-04-2012 / Nga Harold James

Bashkimi Monetar Evropian, sipas analizës sё kritikëve tё saj, ka pamjen e  standardeve tё arit tё vitit 1913, e cila ka imponuar norma fikse këmbimi kundrejt  ekonomive të ndryshme. Por, a është kjo  ngjashmëri aq e keqe sa duket? Kjo thirrje kundrejt këtij standardi tё arit,  historik bazohet në një kapacitet institucional për të ndërtuar vetëbesim dhe siguri. Një kurs fiks i  këmbimit monetar përjashton iniciativën politike  dhe si  rrjedhojë bën rregullime e përshtatje të zhbalancimeve të mëdha të jashtme, tё cilat janë  shumë tё vështira për t’u arritur. Dhe barra rezulton e pabarabartë sepse ka një presion shumë më tё madh kundrejt vendeve deficitare tё përshtaten nëpërmjet deflacionit, se sa pranimi i një inflacioni tё lartё kundrejt vendeve kreditore. Pesimistët janë të shqetësuar sidomos nga analogjia dhe mësimet e pakëndshme tё standardeve tё arit. Ata parashikojnë vite, madje edhe dekada të rritjes së ngadaltë ekonomike në Evropë. Edhe politikisht, procesi i rregullimit nga deflacioni në vendet e deficitit është po aq i pakëndshëm dhe i vështirë, që i ka bёrё pesimistët tё mendojnë se kjo situatë do tё rezultojë të jetë e paqëndrueshme. Por, kritikët e euros duhet të marrin më seriozisht analogjinë e standardeve tё arit. Ashtu si çdo sistem në botën reale, ky sistem ishte shume kompleks, më interesant dhe gjithashtu i mbushur me më shumë mundësi reale e strategji politike se karikaturat qё sugjerojnë tekstet. Së pari, nuk ka pasur asnjë  presion automatik deflacioni, i ndjekur nga disa veti dyshuese të mekanizmit të përshtatjes. Çështja e një deflacioni tё përgjithshëm, ose inflacioni, ёshtё një ndikim i varur nga sasia totale e parave. Pra, në periudhat pas zbulimeve të arit, te tilla si: California Gold Rush (iniciativa për gjetjen e floririt nga shteti i Kalifornisë) nё vitit 1849, dhe përsëri në 1890-të, kur u krijuan teknika të reja punimesh nё miniera tё hapura nё Afrikës e Jugut, Alaskan, dhe rezervave australiane, standardi klasik i arit ka pasur një ndikim tё madh nё  inflacion. Në epokën e kartëmonedhave, lidhja me një gjendje fizike tё disa metaleve të çmuar - ose, disa mallrave të tjera - nuk ka ekzistuar dhe nuk duhet të ketë asnjë arsye pse një bankë qendrore të synojë në një normë të inflacionit të përgjithshëm. Në fakt, pothuajse të gjitha bankat moderne qendrore, përfshirë këtu edhe Bankën Qendrore Evropiane, bën pikërisht tё njёjtёn gjё. Mësimi i dytë qё ngelet për të mësuar nga standardi i arit ka të bëjë me shtrirjen dhe limitet integrimit e kapitalit të tregut. Në fillim të viteve 1990, politiko-bërësit, pjesëmarrësit e tregut si edhe ekonomistët supozuan  se komuniteti Evropian "programi i 1992" - kuadri ligjor për një treg të vetëm të kapitalit - do të krijonte një realitet të ri, brenda të cilit monedha e vetme do tё bënte magjinë e saj. Nga kjo vijoj një detyrim zyrtar, i cili do tё trajtonte të gjitha llojet e rrezikut në bashkimin monetar - rrezikun bankar ose edhe atë qeveritar si identik. Por historia e standardit të arit dhe  zonave të tjera të valutës se përbashkët, ishte edhe më komplekse. Pavarësisht mundësive teorike të kapitalit, dërguar në distanca të mëdha në pjesë të tjera të botës, shumica e kapitalit mbeti nё zonat lokale. Kreditorët dhe bankat preferonin  të bënin biznes me huamarrës të njohur, aty ku juridiksionet lokale mund të zgjidhin çdo mosmarrëveshje. Në veçanti, një pjesë kritike e standardit të arit kishte tё bёnte me  bankat individuale qendrore e kombëtare, tё cilat vendosnin normat e tyre të interesit, me qëllim ndikimin nё drejtimit e lëvizjeve sё kapitalit. Kjo u bë edhe tipari qendror i botës sё standardit tё arit: Një vend që tё humbte rezerva ari, do të forconte edhe mё shumё  normat e interesit, në mënyrë që të fitonte mё shumё para. Rregullat e standardit tё arit  duken shumë të ndryshme nё krahasim me  praktikat moderne të bashkimit monetar, tё cilat mbështeten në një normë të vetme tё interesit (uniformё). Ky trajtim uniformё i  normave tё interesit nënkuptonte se normat e interesit në vendet jugore evropiane ishin shumë të ulta para vitit 2009 por edhe shumë të larta në Evropën veriore. Rregulli standard i arit  do të kishte prodhuar norma më të larta për huamarrësit jugor evropian, qё nё tё njëjtën kohё do të kishte tërhequr fonde aty ku kapitali mund të përdorej nё mënyrë me produktive dhe në të njëjtën kohë do tё kishte vepruar si një parandalues kundër lëvizjeve të kapitalit spekulativ. Që nё  vitin 2008, kur shpërtheu edhe  kriza financiare, nё Evropë ka ekzistuar një përsëritje e sjelljes financiare kombëtare. Deri në fund të 1990 dhe ardhjen e bashkimit monetar, pjesa mё e madhe e borxhit sovran të Bashkimit Evropian, u mbajt brenda vendit: në vitin 1998, raport i përgjithshëm i borxhit tё huaj  ishte vetëm një e pesta. Ky raport u rrit me shpejtësi si pasojë e futjes së euros. Në vitin 2008, në prag të krizës, tre të katërtat e borxhit portugez, gjysma e borxhit spanjoll dhe grek, dhe më shumë se dy të pestat e borxhit italiane u mbajt nga të huajt, me bankat e huaja që mbanin një pjesë të konsiderueshme, sidomos në rastin e Greqisë, Portugalisë dhe Italisë. Një pasojë e operacionit rifinancues  në shkallë të gjerë të (LTRO) ka bёrё që bankat italiane tё fillojnë sёrish nё blerjen e bonove të qeverisë italiane dhe bankat e Spanjës tё blenë bonot spanjolle. Ministri gjerman i Ekonomisë Philipp Rosler, ka bërë sugjerimin interesant ku anëtarët e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore duhet të  vendosin domosdoshmërish normën e tyre te interesit (duke e marrё këtë vendim si politikan dhe jo si ministër i kësaj qeverie). Moskryerja e ketij vendimi do të penalizonte bankat që kanë huazuar në Evropën Jugore nga bankat e tyre qendrore kombëtare. Ndërkohë, banka gjermane Bundesbank  do të kenë normat më të ulëta, por ka gjasa qё bankat evropiane jugore s’do do të kenë akses për përdorimin e kësaj kredie  në tregjet e tyre. Ka pasur shenja se bankat qendrore individuale janë duke përdorur liri veprimi nё kuadër të kësaj kornize ekzistuese; në mënyrë që të kryejnë ndryshime të rëndësishme tё politikave bankare. Bundesbank ka deklaruar se nuk do të pranojë sigurime  bankare si garanci nga bankat që kanë pësuar një rikapitalizim nga qeveria. Kërkesat e reja kolaterale, së bashku me bisedën paraprake të normave të interesit autonom paraqesin një risi të shquar fillestare. Si pasojë e krizës disa politikëbërës kanë filluar të kuptojnë se një bashkim monetar nuk është domosdoshmërisht identik me lëvizjen e njё  kapitali tё lirё. Njohja e cilësisë së kredive të ndryshme është një hap pas në botën e shekullit të IXX dhe në të njëjtën kohë një hap para nё një politikë më të orientuar drejt tregut dhe më pak deformuese të monedhës. Normat e ndryshme të interesit tё aplikuara nё vende të ndryshme mund ti hapin derën  një eurozone më të qëndrueshme.
*Harold James është profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Princetonit

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›