Rregullat e regjistrimit per fazen e dyte dhe te trete
Ankthi i maturanteve qe presin te mesojne nese do jene ose jo fitues ne listen e ndermjetme pritet te perfundoje me 25 shtator. Ne kete date do te listohen fituesit e fazes se dyte qe do te pranohen ne nje prej fakulteteve te vendit.
Procedurat qe do te ndiqen gjate kesaj faze jane te percaktuara saktesisht ne nje udhezim te hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences i cili parashikon qe regjistrimet e ndermjetme te studenteve fitues te nisin me 27 shtator. Ndersa afati i skadences do te jete data 1 tetor plot 5 dite kohezgjatje e njejte me ate te regjistrimeve paraprake.
UdhezimiKandidatet qe ne listat e ndermjetme jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit paraprak do te cregjistrohen nga sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare thuhet ne udhezim. Sipas tij keta studente duhet te terheqin dosjen individuale me dokumentet e cilesuara ne piken 7.2 te udhezimit nga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar ne menyre qe me pas te regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin jane shpallur fitues me listat e ndermjetme.
Kandidatet te cilet edhe ne listat e ndermjetme rezultojne fitues ne te njejtin program studimi nuk eshte e nevojshme te regjistrohen. Edhe ne kete faze studentet e shpallur per here te pare fitues qe nuk kryejne regjistrimin do te skualifikohen automatikisht parashikohet ne udhezim. Nderkaq faza perfundimtare e regjistrimit do te zhvillohet me 6 tetor dhe do te zgjase vetem tri dite dy dite me pak krahasuar me dy fazat e meparshme.
Faza e dyte e fituesveNdryshe nga pervojat e kaluara sivjet Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur qe te publikohen tri lista fituesish ne universitetet e vendit. 15 shtatori ishte data e pare e afishimit te rezultateve paraprake. Sipas burimeve nga MASH thuhet se e dyta e cila quhet lista e ndermjetme do te zbardhet ne fundjave. Ndersa lista e trete ose perfundimtare do te behet publike me date 3 tetor. Listimi i fituesve te dyte do te behet pasi Agjencia e Pranimit te Rezultateve ne Institucionet e Arsimit te Larte te kete rishikuar me pergjegjshmeri te gjitha vendet vakante ne menyre qe te behet zevendesimi i tyre duke u krijuar keshtu mundesine maturanteve qe levizin me disa pike me pak te spostohen nga poshte-lart.
Kjo procedure do te ndiqet kur ka kandidate qe kane konkurruar ne njerin prej fakulteteve te vendit por nga ana tjeter largohen jashte shtetit per te ndjekur studimet e larta. Pasi te kene perfunduar keto procedura do te kalohet ne fazen e trete qe do te percaktoje fituesit ne menyre perfundimtare.