E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet vendet bosh per ata qe nuk fituan

Ministria e Arsimit zbardh relacionin per kuotat e parealizuara shperndarja per 3556 te drejta studimi

Ata qe ende nuk jane shpallur fitues ne nje nga deget e universiteteve te vendit kane edhe nje mundesi. Te perfitojne nga vendet e mbetura bosh per shkak te mosparaqitjes ne regjistrime te maturanteve qe u shpallen fitues ne fazen e pare.

Ministria e Arsimit ka publikuar dje zyrtarisht relacionin e vendeve te mbetura bosh ne universitetet e gjithe vendit. Sipas Agjencise se Pranimeve te Rezultateve ne Institucionet e Arsimit te Larte rezultojne te jene 3556 vende bosh te cilat do te rishperndahen ne nje faze te dyte. Nga keto vende te paplotesuara do te perfitojne te gjithe ata kandidate qe ndodhen poshte fituesit te fundit te fazes se pare. Duke nisur nga piket me te larta dhe zgjedhjet qe kane bere maturantet nepermjet plotesimit te formularit A2 do te behet edhe renditja e fituesve te fazes se dyte. Sipas relacionit te Ministrise se Arsimit ka disa dege me me shume kuota bosh nderkohe qe ne fakultete e departamente te tjera lista e fituesve te fazes se dyte do te jete me e shkurter.

Vendet bosh

Jane 546 vende bosh ne Universitetin e Tiranes jane 205 te drejta studimi te paplotesuara ne Universitetin Bujqesor. Po ashtu sipas tabeles permbledhese jane 197 kuota bosh ne fakultetet e Universitetit Politeknik.

Jane 308 kuota te paplotesuara ne Universitetin e Korces. Universiteti i Elbasanit ka referuar se ne kete institucion ka 294 vende te lira. Po ashtu ne Universitetin e Gjirokastres jane 719 te drejta studimi te paplotesuara. Universitet i Shkodres ofron per fazen e dyte te regjistrimeve plot 200 kuota bosh. Universiteti i Vlores ka 862 kuota te paplotesuara. Universiteti i Durresit ka 188 te drejta studimi te parealizuara. Nderkohe qe ne akademine e arteve do te rishperndahen vetem 17 kuota.

Vetem Universiteti Sportiv nuk ka asnje kuote te lire. Ne kete institucion te gjithe ata qe jane shpallur fitues jane paraqitur per tu regjistruar deri diten e diel ne oren 1800 kur eshte shenuar edhe perfundimi i afatit zyrtar te dorezimit te dokumentacionit.

Kuotat specifike ne web

Ministria e Arsimit dhe Shkences ka bere dje publike listen e vendeve bosh sipas programeve te studimit ne te gjitha institucionet e arsimit te larte publik ne vend.

MASH njofton te gjithe maturantet se Agjencia e Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte APRIAL ka perfunduar procesin e hartimit te listave te vendeve bosh sipas programeve te studimit ne te gjitha institucionet e arsimit te larte publik ne vend ka deklaruar dje zyrtarisht Ministria e Arsimit. Sipas njoftimit vendet bosh ne kete faze plotesohen vetem mbi bazen e pikeve te fituara meritave dhe programeve te studimit te kerkuara nga cdo maturant kandidat ne formularin A2 preference.

Ndersa ne baze te udhezimit te leshuar nga MASH APRIAL do te beje publike listen e ndermjetme te fituesve ne IALP ne daten 25 shtator 2010. Te gjithe te interesuarit mund ta gjejne informacionin ne faqen zyrtare te MASH-it me adrese www.mash.gov.al.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›