Qeveria dhe shpirtrat e kapitalizmit
Ata qe sot tuten perpara detyres se merzitshme te zvogelimit te deficitit buxhetor dhe rritjes se perqindjes se kursimit kombetar edhe pse nje gje e tille mund te mos u pelqeje disave duhet ta kuptojne fare mire ate qe ka deshmuar nder vite shkenca ekonomike se ne fund te gjithe i nenshtrohen jo vetem tiranise se shifrave por edhe logjikes qe shprehin ato. Aspekte te ndryshme te animal spirits ose shpirtrave kafsherore te kapitalizmit jane besimi drejtesia e trajtimit korrupsioni dhe sjellja antishoqerore iluzioni i parase dhe ngjarjet te cilat ndikojne ne vendimet ekonomike. Besimi dhe mekanizmi ushqyes ndermjet tij dhe ekonomise ose ai qe i amplifikon turbullirat eshte aspekti kryesor vendosja e pagave dhe cmimeve lidhet gjeresisht me drejtesine e trajtimit te njerezve per sa u perket te ardhurave qe ata marrin te gjithe e pranojne tundimin drejt korrupsionit dhe sjelljes antishoqerore si dhe rolin e tyre ne ekonomi iluzioni i parase eshte nje aspekt tjeter kryesor sepse publiku behet konfuz nga inflacioni e deflacioni dhe per pasoje nuk arrin te arsyetoje drejt permes efekteve te tij perfundimisht realiteti i qenieve njerezore dhe ajo cfare ben secili prej tyre nderthuret dhe nga grumbullimi i ngjarjeve te tilla rezultojne histori kombetare sic ishte per shembull ajo e skemave piramidale te vitit 1996ndash1997 dhe/ose nderkombetare sikunder jane pasojat e krizes se tanishme financiare dhe ekonomike globale. Besimi rasti i Shqiperise. Po ti qasemi aspektit te besimit ne Shqiperi ne tetor te vitit 2008 bleresit konsumatoret ishin ne veshtiresi per kredi depozitat bankare u terhoqen ne menyre masive rreth 530 milione euro nje pjese e mire e kompanive te ndertimit punonin me 50 per qind te kapacitetit prirja konsumatore u anua drejt prodhimeve me te lira konsumatori hoqi dore nga disa produkte jo te domosdoshme dhe u orientua drejt produkteve me te lira dhe me cilesi me te ulet u rrit preferenca per mallrat e perdorurave dhe gatimi ne shtepi. Pra konsumatori shqiptar kerkoi te paguante sa me pak te ishte e mundur rregull normal ky ne nje treg te lire qe ne menyre me te dukshme dominoi ne muajt e fundit te vitit 2008 ne dyqanet dhe supermarketet kryesore te Tiranes. Ja perse shumica e konsumatoreve deklaronte Jeta eshte shtrenguar. Kujdesi i konsumatoreve per te mos shpenzuar me shume se kufiri real i te ardhurave eshte pasiguria per te nesermen disa nga prodhuesit me te medhenj ne vend thane se kriza boterore pati nje efekt psikologjik pasigurie dhe varferie te konsumatoret shqiptare nga pamundesia per ta parashikuar te ardhmen qofte edhe ate te afert dhe per kete arsye ndryshoi strukturen e shpenzimeve te tij ne familje pas nuk pati informacionin e mjaftueshem mbi krizen. Sjellja e konsumatorit u ndikua nga pasiguria per te ardhurat e tij edhe pse u cenuan shume pak shpenzimet per produktet e shportes si buka djathi veza etj. inflacioni nuk u rrit por u rrit rreziku i rendjes pas produkteve me cmim dhe cilesi me te ulet gje qe cenoi si standardet e produkteve ashtu edhe standardin e jetes se konsumatorit cmimet e dritherave ne tregun nderkombetar u ulen luhatja e cmimeve te hekurit keqesoi situaten sektori i perpunimit te alumineve i zvogeloi cmimet deri ne 5 per qind cmimi i vajit ra. Efekti negativ qe dha kriza financiare globale te bizneset ishte pezullimi i menjehershem i huadhenies nga bankat dhe per pasoje kishte renie likuiditeti dhe tkurrje investimesh. Zyrtarisht asnje nga bankat qe pezulluan huadhenien nuk e pranoi nje fakt te tille sepse sipas tyre gjate javeve te fundit te 2008-s dhe atyre te fillimit 2009 pati vetem nje shtrengim te ndjeshem te kushteve. Bankat shqiptare nuk paten ndonje pasoje te drejtperdrejte nga kriza financiare globale por u stepen per shkak te efektit psikologjik dhe paralajmerimeve te shumta te Bankes se Shqiperise per te qene te kujdesshme ne dhenien e huave bankat nuk ishin me aq agresive ne reklamat per produktet e tyre bankare por shpenzuan me shume per imazhin e tyre. Intesa SanPaolo Kujdesi eshte dicka e zakonshme BIS Banca Bankat jane me te kujdesshme. Huadhenia u be problem ajo ishte 1 per qind me e larte kursi llogaritej me formule efektet e ekonomise ne kurs u bene nje analize e veshtire. Emporiki jep leksion per kursimin dilema Huaja per shtepi ne euro apo ne leke.
Kriza sektoret dhe nevoja per ndihmeKriza globale preku industrine e tekstileve dhe kepuceve shume ndermarrje te se ciles u mbyllen dhe te tjerat pergjysmuan kapacitetet ndersa industrialistet pasi konfirmuan largimin e partnereve te huaj kerkuan ndihmen e qeverise sepse ajo ishte situata me e veshtire qe ata kishin ndeshur ndonjehere rreth 43 per qind e eksporteve shqiptare u godit nga kriza globale financiare cka u konfirmua per here te pare pas shume vitesh nga te dhenat e INSTATndashit ne lidhje me eksportet e tekstileve dhe te kepuceve. Zyrtarisht eksportet e fasonit gjate muajit nentor 2008 rezultojne 5.5 per qind me te uleta se nentori i 2007-s kur ato arriten ne 4.2 miliarde leke. Kompanite eksportuese te mineraleve dhe te karburanteve konfirmuan efektin e madh negativ te uljes se cmimeve ne bursat nderkombetare. Bizneset punuan thuajse pa fitim nderkohe qe vendosen te mos bejne asnje investim gjate vitit 2009. Efekti negativ i krizes financiare globale mbi eksportuesit e mineraleve dhe te karburanteve ne Shqiperi reduktuan prodhimin ose eksportuan me cmime qe arriten deri ne 1/3 e cmimit te meparshem. Eksporti i mineraleve dhe i karburanteve zinte nje peshe mjaft te rendesishme ne totalin e eksporteve shqiptare. Sipas te dhenave te INSTAT-it gjate 9ndashmujorit te vitit 2008 kur ende nuk ishin ndier efektet e krizes eksporti i ketij grupi mallrash arriti ne afro 17 miliarde leke ose 20 per qind te totalit te vleres se eksportuar gjate kesaj periudhe. Prodhuesi i hekurit Kurum deklaroi renie drastike te eksporteve qe nga gjysma e dyte e muajit gusht 2008. Industria e tullave deklaroi se 9 fabrika u perfshine nga kriza dhe disa ndaluan punen nderkohe qe te tjerat reduktuan prodhimin 4 fabrikat e medha ne vend punuan me 70 per qind te kapacitetit te tyre prodhues. Ra niveli i remitancave te cilat tashme llogariten rreth 10 per qind te PBBndashse ndersa renia e te ardhurave ra si rezultat i renies se konsumit te brendshem dhe veprimtarise ekonomike. U rriten kostot e financimit te brendshem dhe te huaj per te siguruar likuiditete per tregun si dhe per operacionet e menaxhimit te borxhit u rriten presionet per mbrojtjen shoqerore dhe paga buxhetore ne dem te shpenzimeve kapitale dhe cilesise se shpenzimeve publike. Rreth 75 per qind e huadhenies u dominua ose u indeksua ne euro. U zvogelua fusha e veprimit te politikes se pavarur monetare ndersa nuk u shmang lenia jashte e sektorit privat nga e drejta per tu financuar nga kursimet e brendshme dhe te jashtme.
Ekonomia ne permiresimEkonomia shqiptare ne prag te tremujorit te fundit te vitit 2010 karakterizohet nga permiresimi gradual i treguesve ekonomike relativisht i ngadalte nderkohe qe rezultatet e vrojtimeve te besimit dhe te dhena te tjera te terthorta sugjerojne per vazhdimesine e ketyre ritmeve te mbeshtetura kryesisht nga kerkesa e jashtme dhe ajo e eksporteve por jo aq nga kerkesa e brendshme e cila ka qene me nje rritje me te ngadalte. Inflacioni vjetor i cmimeve rezultoi 3.4 per qind ne muajin korrik nga 2.2 per qind qe ishte ne te njejten periudhe te vitit 2009 me nje rritje te shkaktuar kryesisht nga rritja e cmimeve dhe nencmimi i monedhes vendase por i perkufizuar nga Banka e Shqiperise si ndikim kalimtar ne ecurine e inflacionit qe nuk perkthehet ne presione te qendrueshme inflacioniste dhe qe premton per nje ecuri normale te inflacionit prane objektivit 3 per qind te Bankes se Shqiperise ne periudhen afatmesme. Ne muajt korrikndashgusht ka permiresime ne mbledhjen e te ardhurave tatimore si edhe ato doganore te 6ndashmujorit te pare te vitit 2010 krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 por rritja e konsumit privat dhe besimi i konsumatorit me mundesi problematike per sa i takon financimit te saj me kredi bankare nuk po shoqerohet me te njejta ritme nga investimi privat rritja graduale e te cilit eshte ne nivele me te uleta se ato te meparshmet. Zvogelimi i te ardhurave tatimore/doganore e detyroi qeverine te gjeje kanale te tjera marrjen e huave per financimin e shpenzimeve buxhetore duke zvogeluar keshtu fleksibilitetin fiskal sepse borxhi 12.7 per qind kerkon prioritet ne raport me shpenzimet e tjera gje qe krijon rrezikun e nje qarku vicioz qe ndikon qendrueshmerine fiskale. Sektori publik shenoi ulje te zgjerimit fiskal qe nga tremujori i dyte i vitit 2010 dhe kjo eshte arsyeja perse deficiti buxhetor ne fund te muajit korrik rezultoi 23.1 miliarde leke ose 42 per qind me i ulet se sa nje vit me pare ndersa te ardhurat buxhetore u rriten me 3.7 per qind ne terma vjetore nderkohe qe shpenzimet u tkurren me 5.1 per qind por prapeseprape shpenzimet kapitale vazhdojne te shenojne ritme negative rritje.
Akuzat e ndersjella per korrupsion japin alarmin se korrupsioni po pjell korrupsion gje qe ka ndikuar fort mbi perceptimin e cilesise se qeverisjes duke i treguar publikut se me vendimet e tyre zyrtaret nuk po i sherbejne interesit publik por promovimit te interesave te individeve te korruptuar te cilet kane ulur eficensen administrative i tregojne se patronazhi dhe nepotizmi ka inkurajuar rekrutimin e njerezve inkompetente keshtu korrupsioni ndikon ne menyre te kundert ne lidhje me investimin dhe rritjen ekonomike sepse rritja e numrit te njerezve ryshfetkerkues e ngadaleson rritjen ekonomike sepse korrupsioni con ne mungesen e eficenses dhe perkeqesimin e ekonomise sepse ndikon ne menyre te kundert ne caktimin e fondeve rendimentit dhe konsumit sepse ndikon ne refuzimin e vendeve donatore per te dhene ndihme sepse ndikon ne stabilitetin politik ne rritjen e pakenaqesise shoqerore etj. Prandaj institucionet nderkombetare dhe analistet e fushes duke pare keto zhvillime keshillojne qe politika fiskale e qeverise duhet te marre ne konsiderate gjetjen e mekanizmave korrigjues qe jo vetem te gjenerojne perqindje me te medha kursimi brenda vendit me shume se sa 15.8 per qind qe eshte sot por edhe te nxisin caktimin me te mire te burimeve duke u fokusuar ne forcimin dhe fleksibilitetin e tregjeve te punes dhe te prodhimit. Ata qe sot tuten perpara detyres se merzitshme te zvogelimit te deficitit buxhetor dhe rritjes se perqindjes se kursimit kombetar edhe pse nje gje e tille mund te mos u pelqeje disave duhet ta kuptojne fare mire ate qe ka deshmuar nder vite shkenca ekonomike se ne fund te gjithe i nenshtrohen jo vetem tiranise se shifrave por dhe logjikes qe shprehin ato. Tek e fundit rritja ekonomike kerkon vullnet dhe gatishmeri per ta sakrifikuar kenaqesine e tanishme me qellim per tia lene ate perfitimeve te se ardhmes.