Muca Rama na mashtroi per xhamine ne Tiran
Kryeministri Berisha priti dje ne zyren e tij kryetarin e Komunitetit Mysliman te Shqiperise Selim Muca. Kreu i myslimaneve e njohu kryeministrin me zhvillimet e fundit institucionale brenda komunitetit si dhe kerkoi mbeshtetjen e qeverise per celjen e nje universiteti. Sipas zyres se shtypit te kryeministrit kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar e njohu gjithashtu kreun e ekzekutivit me nismen per ndertimin e nje xhamie te re ne Tirane por duke shprehur skepticizmin e komunitetit per realizimin e ketij projekti z. Muca kerkoi mbeshtetjen e kryeministrit per realizimin e nje xhamie ne Tirane. Kryeministri Berisha duke bere te qarte qendrimin institucional ndaj Komunitetit Mysliman siguroi kryetarin e ketij komuniteti per mbeshtetjen qe qeveria shqiptare i jep dhe do ti jape ketij komuniteti si ne celjen e universitetit ashtu dhe ne ndertimin e objekteve te kultit. Gjate ketij takimi sipas zyres se shtypit te kryeministrit u permend fakti qe premtimi per ndertimin e nje xhamie ne Tirane ka qene bere edhe 5 vjet me pare nga Bashkia e Tiranes por ky premtim nuk eshte mbajtur asnjehere pasi kjo nuk ka qene deshira reale e kryetarit te Bashkise se Tiranes per ta ndertuar ate. Edhe ne ate rast Komuniteti Mysliman konstatoi mashtrimin e z. Rama per ndertimin e ketij objekti. Ne fakt Tirana eshte i vetmi qytet qe ne keto vite nuk i ka krijuar aksesin e duhur Komunitetit Mysliman ne ndertimin e nje objekti kulti. Bashkia Tirane po e perdor kete premtim vetem per qellime elektorale ne prag te zgjedhjeve lokale por nuk ka vullnet real ne ndertimin e saj thuhet ne njoftimin per shtyp te Kryeministrit. Ne perfundim kryeministri u siguroi perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman mbeshtetjen e plote te qeverise si per celjen e universitetit ashtu edhe per ndertimin e objekteve te nevojshme te kultit duke konsideruar qe mbeshtetja e komuniteteve fetare eshte nje qendrim konsistent i qeverise. Pak dite me pare me rastin e festes se Kurban Bajramit Rama deklaroi se Bashkia e Tiranes do te miratoje lejen per ndertimin e xhamise se re ne kryeqytet. Dua tju jap ne prag te kesaj nate te mire lajmin qe bashkia ka gati planin e punes per ndertimin e xhamise se re nje nevoje e munguar e komunitetit mysliman u shpreh Rama tek lajmeronte vendimin e bashkise. Godina e re e xhamise e parashikuar sipas bashkise ne planin e Tiranes do te ndertohet ne qender te kryeqytetit diku mbrapa Pallatit te Kultures duke krijuar keshtu edhe vizualisht trekendeshin e harmonise fetare te shqiptareve qe sipas kryebashkiakut eshte nje vlere qe duhet percuar me ide te reja brez pas brezi. Per xhamine e re kemi gati nje siperfaqe te nevojshme ne qender te Tiranes bazuar ne planin e qendres. Kemi edhe asistencen teknike per te organizuar konkursin nderkombetar eshte shprehur Rama premtim qe dje kreu i Komunitetit Mysliman e konsideroi te parealizuar deri tani.