Norvegji, Breivik edhe 2 muaj në izolim

I akuzuari për masakrën në Norvegji, Anders Bering Breivik, do të qëndrojë edhe 2 muaj në izolim. Gjykata në Oslos, ka vendosur që Breivik, organizatori i dyshuar i sulmeve të korrikut në Norvegji, të qëndrojë në izolim edhe katër javë të tjera. Gjyqtari An Margreth Lund bëri publik vendimin pas seancës së sotme dëgjimore.
Gjykata vendosi të hënën se Breivik mund të mbahet në izolim total deri më datë 17 dhjetor. Breivik pranoi vrasjen vendosjen e një bombe, që vrau 8 persona në kryeqytetin norvegjez më 22 korrik dhe më pas vrasjen e 69 personave të tjerë me armë zjarri, në ishullin Utoja.