Rregullonte fadromen, vdes pronari
TIRANE - Nje aksident gjate rregullimit te nje fadrome i ka marre jeten nje te riu, qe ishte pronari i mjetit. Policia e Tiranes tha se, eshte arrestuar ne flagrance Mustafa Topi, 44 vjec, shoferi i mjetit pasi gjate kohes qe ishin duke e rregulluar ka levizur pa dashje levat e koves. Sipas policise, arrestimi i tij eshte bere pasi dy dite me pare rreth ores 15:30, ne fshatin Marqinet. Topi ka qene duke ndenjur me pronarin e fadromes, Albert Duka, 27 vjec, kur ka ndodhur goditja fatale. Duka ka qene duke kontrolluar dhe riparuar tubat per rrjedhjen e vajit, kur eshte goditur ne koke nga pistoni qe ben uljen dhe ngritjen e koves, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Policia tha se, ndaj Mustafa Topit eshte ngritur akuza e "vrasjes nga pakujdesia". A. C