E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pije false ne treg, zbulohet punishtja ilegale e konjakut dhe rakise

TIRANE - Zbulohet nje punishte e prodhimit te pijeve te falsifikuara alkoolike ne Tirane. Aksioni eshte bere mesditen e djeshme, pas disa kohe hetimesh. Ne pranga kane rene tre persona, te cilet ishin dhe ata qe merreshin me fermentimin e pijeve dhe falsifikimin e logove te firmave te ndryshme. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, qe bene dhe operacionin e koduar "Konjaku i lire". Policia e Tiranes tha se, hetimi disa mujor nga sektori i Krimit Ekonomik mbi veprimtarine e tre personave coi ne arrestimin e Qemal Xhafajt, Fatmir Kolecit dhe Nazmi Kurtit. Prangosja e tyre coi efektivet e policise ne zbulimin e vendit ku prodhoheshin pijet, e me pas stampoheshin per t'u hedhur ne treg. Pijet alkoolike te falsifikuara shiteshin ne treg me cmim te njejte si ato qe vinin nga fabrikat e firmave qe kane ekskluzivitetin. Por pijet ne fabriken kontrabande beheshin me alkool te ndryshem, e jo me fermentim. Policia tha se, si baze per prodhimin e pijeve te falsifikuara sherbente banesa e Fatmir Kolecit, ku u gjeten dhe sekuestruan 1500 pulla fiskale te falsifikuara, dhjetera arka me shishe me etiketa te falsifikuara te firmave Konjak Skenderbeu, Fernet, Raki Grapa,Votka, 8 fuci me 500 litra te ndryshme pije alkoolike, si dhe esenca me ngjyra te ndryshme. Operacioni i koduar "Konjaku i lire", perfundoi sot me arrestimin ne flagrance te 3 shtetasve, ndersa transportonin me automjetin tip "Volsvagen" me targa te huaja pijet e falsifikuara. Ndersa policia ka arrestuar tre personat e dyshuar si pronare dhe punetore te punishtes, ka ngritur dhe akuzat ndaj tyre. Keshtu ata akuzohen per "falsifikimi te vulave, stampave dhe formulareve", "falsifikim te letrave me vlere", "prodhim dhe shitje te ushqimeve dhe lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin", "prodhim i kunderligjshem i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore". A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›