E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, ngritën firmëpiramidale, në pranga5 italianë e 2 shqiptarë

BARLETTA – Policia italiane ka shkatërruar një firmë piramidale të ngritur nga një grup italo-shqiptar në qytetin Barletta në shtetin fqinj. Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale prona të patundshme në vlerën e disa milionë eurove.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, grupi kriminal që operonte edhe në Shqipëri, ka shfrytëzuar krizën ekonomike për tu ofruar biznesmenëve para borxh në këmbim të një takse që duhet të paguanin për cdo shumë të marrë hua.

Sipas hetuesve, grupi kishte mundur të siguronte një numër të konsiderushëm klientësh, mes të cilëve biznesmenë, tregtarë, sipërmarrës dhe artizanë.
Organizata siguronte paratë që u nevojiteshin klientëve të cilët nëse nuk paguanin taksën e caktuar detyroheshin ti jepnin atyre pronën apo aktivitetin.
Policia bën të ditur se mes të arrestuarve ndodhen edhe 2 shtetas shqiptarë, rezidentë në Itali, Idajede Kurti 50 vjec dhe Igli Kamberi 25 vjec.

Dëshmia e viktimës: Me impononin taksa me interes 450%
Kishte kërkuar një hua prej 10 mijë eurosh , por në 8 vjet, është detyruar ti paguajë firmës piramidale një shumë 100 herë më të lartë, 1 milionë euro.
Në fakt sipas dëshmisë së njërit prej klientëve të organizatës kriminale , perqindja e interesave të huasë varionte nga 30% në 450%. I lodhur nga pagesat e njëpasnjëshme që duhet të paguante, “klienti”(identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) bëri një denoncim në polici në vitin 2009, prej nga nisën dhe hetimet e policisë italiane. Pas sigurimit të provave të nevojshme, Guardia di Finanza arrestoi sot 7 persona nën akuzën e ngritjes së firmave piramidale.
Në Itali ligji nuk lejon qytetarët e thjeshtë të japin hua kundrejt interesave.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›