E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet master i nivelit të dytë në infermieri

Këshilli i Ministrave miratoi dje hapjen e programit Master i nivelit të dytë

Këshilli i Ministrave miratoi dje hapjen e programit Master i nivelit të dytë (MND) në Infermieri dhe subspecialitete, në Fakultetin e Infermierisë së Universitetit të Tiranës. Vendimi përcakton se në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diplomë Master i nivelit të dytë (MND), në Infermieri dhe subspecialitete, ndërkohë që ai realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është një vit. Kuota e pranimit në këtë program studimi MND, për vitin akademik 2010 - 2011, është 30, sipas vendimit, ndërsa për sa i përket tarifës së shkollimit ajo është 100 000 (njëqind mijë) lekë. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi dhe likuidohet në këste, të caktuara nga fakulteti përkatës, - përcakton vendimi. - Studentët e Republikës së Shqipërisë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin paraardhës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›