E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me pistolete nje 11 vjecar ne ndjekje penale

DIBR. Loja me arme zjarri nga nje i mitur ne moshe 11-vjecare ne nje fshat te Bulqizes ka sjelle plagosjen e nje 24 vjecari duke i rrezikuar jeten atij. Burime policore te Dibres bejne me dije se A.Gj 11 vjec nga pakujdesia duke luajtur me armen tip pistolete TT rreth ores 1630 te dites se djeshme ka plagosur 24-vjecarin Saimir Gjoni banues ne fshatin Kraste te Bulqizes. Ky i fundit eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku dhe i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale duke dale nga rreziku per jeten.

Policia e cila shkoj menjehere ne vendin e ngarjes konstatoj plagosjen e 24- vjecarit nga i mituri 11- vjecar dhe po e ndjek ate ne gjendje te lire nen procedimin penal te plagosjes se rende nga pakujdesia

Policia ka bllokuar ne cilesine e proves material pistoleten tip TT e cila rezulton se i perkiste vete te demtuarit per te cilin edhe pse ne gjendje te plagosur eshte filluar procedimi penal per vepren penale te Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›