E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëmbeu dhe dhunoi të riun në Skrapar, arrestohet 58-vjeçari! Në banesë iu gjet kanabis e fishekë luftarak

Një person është arrestuar, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe dhunimin e një të riut. Në pranga përfundoi një 58-vjeçar, ku sipas policinë “për rreth 2 orë i ka hequr lirinë një 36-vjeçari ku dhe e ka kanosur dhe e ka goditur atë, me sende të forta’.

Rrëmbimi i të riut ka ndodhur për motive të dobëta, ku ngjarja ka ndodhur në një rrugë të pafrekuentuar në periferi të qytetit të Çorovodës

Në pranga përfundoi 58-vjeçari A.K., të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 550 fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›