E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi: Me rrembeu e perdhunoi njeriu misterioz

TIRANE - Nje vajze ne moshen 19 vjecare ka denoncuar dje ne policine e Tiranes, rrembimin dhe perdhunimin e saj nga nje mashkull i cili tha se per te ishte misterioz pas nuk e njihte me pare. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Tiranes, thane se denoncuesja, eshte vajza 19-vjecare A.K, me banim ne Tirane. Sipas denoncimit, autor i dyshuar i krimit eshte nje djale ne moshe midis 25 deri 30 vjec, i paidentifikuar.

Burimet policore kane treguar detajet e denoncimit te vajzes qe dyshohet se eshte bere viktime e nje krimi te rende. "Une gjendesha diten e premte me daten 13 mars 2009 jashte shtepise sime duke ecur kur ka qene ora 15.00, (3 e drekes), kur nje person, me ka marre me force dhe me ka futur ne nje makine tip veture", eshte pjesa e pare e denoncimit te bere nga vajza 19-vjecare A.K., per sektorin e luftes kunder krimeve seksuale te Komisariatit nr 2 te Policise Tirane. Denoncuesja, tha se gjendej pikerisht tek rruga 'Ylbere Bylykbashi" qe eshte nen juridiksionin e Komisariatit nr 2, kur eshte bere sipas saj, objekt i rrembimit.

"Personi, nje mashkull ne moshe rreth 25 deri 30 vjec, te cilin une nuk e kisha pare kurre ndonjehere me pare, me ka futur ne nje godine qe besoj se ishte hotel apo motel dhe atje me ka perdhunuar vazhdimisht deri ne oret e vona te nates, kur dhe me ka leshuar", ka rrefyer me tej vajza ne denoncimin e saj per policine.

Vajza ka pohuar se nuk e njeh identitetin e rrembyesit dhe perdhunuesit te saj, sikunder denoncon, por ishte e gatshme te bente nje pershkrim te tij, duke realizuar dhe nje identikit, qe policia tha se do ta ballafaqoje me persona te skeduar prej saj si dhe do ta shperndaje ne disa rajone policore te vendit, ne perpjekje per ta shtene ne dore te dyshuarin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›