E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pro jetes", sensibilizim per grate e qytetit te Shkodres

Shoqata "Pro Jetes, Informim dhe Advokaci kunder Kancerit", e cila ka ne qender te punes se saj sensibilizimin dhe informimin e shoqerise per luften kunder kancerit, ka realizuar pak dite me pare, nje takim ne qytetin e Shkodres. Ne kete takim, qe ka pasur kryesisht si teme kancerin e gjirit kane marre pjese gra dhe vajza te ketij qyteti, te cilat jo vetem jane njohur me rrezikshmerine dhe pasojat e semundjes, por mbi te gjitha me rendesine e diagnostimkimit te hershem. Ne kete kuader eshte bere edhe prezantimi i shoqates, shperndarja e materialeve informuese e te promocionit dhe rikontaktimi me nje sere grash e vajzash te interesuara per te kontribuar ne kete fushe. Jemi ne shekullin XXI dhe kanceri vazhdon te marre ende jete njerezish. Te mos harrojme, se vecanerisht kanceri i gjirit eshte shkaktari kryesor i vdekjeve te femrave ne bote, ndaj eshte shume i rendesishem sensibilizimi i shoqerise. Nese kryhen diagnostikime te vazhdueshme dhe semundja kapet ne nje faze te hershme eshte shume me e thjeshte, qe lufta me kancerin te jete ne favor te jetes. "Pro Jetes, Informim dhe Advokaci kunder Kancerit", do te kete ne qender te punes se saj, pikerisht nje veprimtari te tille, qe do te shtrihet ne te gjithe vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›