E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmbimi i policëve, Rasmusen: Të shqetësuar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka shprehur shqetesimin per ngjarjen me te fundit ne kufirin Kosovë Serbi, ku ishin arrestuar dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.

Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çfare ka ndodhur. Qartazi, NATO-ja është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen, tha Rasmusen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare.

Tashmë, është konfirmuar se policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, i janë dorëzuar misionit EULEX dhe janë kthyer në Kosovë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›