E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në eurozonë arrin në nivele rekord

Numri i personave që po kërkojnë punë në 17 shtetet që përdorin monedhën e përbashkët evropiane euro është në nivelin më të lartë që kur ajo nisi të përdorej në vitin 1999.

Eurostat, zyra e BE-së për statistika tha se, papunësia në eurozonë është rritur në pothuaj 11 për qind në muajin shkurt, dhe tani janë diku tek 17 milionë të papunë.

Shtatë shtete të eurozonës kanë një papunësi prej 10 për qind.

Spanja, e cila po përballet me protesta të dhunshme ditët e fundit kundër masave shtrënguese ekonomike, ka numrin më të madh të të papunëve, 24 për qind, ndërsa Austria ka nivelin më të ulët të papunësisë, 4.2 për qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›