Rrëmbimi, sot pritet të kryhet ekspertiza e Griselda Roshit
Griselda Roshi, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi e cila pretendon se është rrëmbyer nga persona të panjohur dhe më pas është detyruar të lindë fosnjën e saj në mënyrë makabre pritet t`i nënshtohet sot ekspertizës mjeko-ligjore.
Sipas familjarëve të saj 27-vjeçarja është nisur drejt Tiranës ku ekspertët mjeko-ligjorë do të kryejnë sot ekzaminimet për të vërtetuar se çfarë kushtesh ka lindur foshnjen e saj 27-vjeçarja Griselda Roshi.
Ndërkohë ditën e djeshme, ekspertët e Mjekësisë Ligjore, kanë konstatuar vetëm disa shenja të mavijosura në njërin nga krahët e 27 vjeçares, që vajza pretendon se është kapur nga rrëmbyesit
Griselda Roshi denoncoi ditën e djeshme se ishte rrëmbyer nga persona të armatosur të cilët i kishin hequr fëmijën që do të sillte në jetë pak ditë më vonë.