E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbimi i Griseldës, mediat italiane publikojnë lajmin

Lajmi për rrëmbimin dhe detyrimin për të lindur në mënyrë makabre të Griselda Roshit, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi është transmetuar edhe nga mediat italiane.
 

Lajmin e ka transmetuar gazeta e njohur “Corriere della Sera” dhe agjensia e lajmeve Ansa në faqet e tyre online në internet.
 

Të dyja mediat shkruajnë se bashkëshortja e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Kavajë është rrëmbyer dhe detyruar të lindë fëmijën që priste të sillte në jetë pak ditë më vonë.
 

Me tej mediat italiane tregojnë se 28-vjeçarja Griselda Roshi është dhunuar dhe lënë në rrugë pranë banesës së saj në qytetin e Kavajës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›