E Shtunë, 31 Tetor 2026

First Step Film zgjedh fituesit

Festivali

Edicioni i pare i First Step Film Festivali Nderkombetar i Regjisoreve te Rinj eshte mbyllur me nje ceremoni cmimesh mbremjen e 29 tetorit. I nisur ne Tirane me qellimin per te promovuar vlerat artistike e profesionale te studenteve qe studiojne regji e qe vijne nga vende te ndryshme te botes ky festival ka ofruar gjithashtu edhe nje perballje mes studenteve mesim reciprok prej njeri-tjetrit e pse jo edhe nje frymezim per te shkuar me tej. Ne kete festival qe zgjati nga 25 deri me 29 nentor u shfaqen 130 filma nga 40 shtete. Juria e perbere nga Pavel Jech Dekan i FAMU Ceki Marco Devetak Regjisor italian dhe Belina Jano e cila ka mbaruar master mbi produksionin ne New York Film Academy zgjodhi me te miret e ketij edicioni te pare. Pervec jurise dy cmime jane dhene nga stafi i First Step Film dhe njekohesisht u nda cmimi i publikut dhe cmimi DigitAlb.

Cmimin per filmin me te mire te shkurter e ka marre Quan i suedezit Karzan Kader filmi me i mire fiction ka shkuar per Love Weekend nga Young-Hee Kim cmimi per filmin e shkurter te pavarur i ka shkuar regjisorit polak Kuba Czekaj per filmin Dont be afraid of the dark rom dokumentari me i mire eshte zgjedhur Arsy-Versy nga sllovaku Miro Remo filmi me i mire i animuar ka shkuar per House te regjisorit Ahmad Saleh. Cmimin per regjine me te mire juria ia ka dhene Anu Aun per filmin Shift skenari me i mire ka qene per filmin Solace nga Linnea Roxeheim per fotografine me te mire i ka shkuar My name is Pity te Taeyi Hong per kolonen me te mire muzikore eshte vleresuar Sanityss latent nga Jonathan Vardi filmi me i mire i shkurter shqiptar eshte zgjedhur The gambler cmimet e stafit i kane shkuar filmave Abuss te Ilya Severov dhe The Gambler cmimi i publikut i ka shkuar filmit Moxart te regjisorit kosovar Bekim Guri dhe cmimi DigitAlb ka shkuar serish per Quan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›