Dita e kancerit 400 raste te reja cdo vit

Veprimtari ndergjegjesuese nen moton Kanceri i gjirit vret me pak nese zbulohet me shpejt. Mamografia te behet falas
Cdo vit ne vendin tone identifikohen 400 raste te reja me kancerin e gjirit duke bere specialistet qe te rekomandojne qe femrat mbi moshen 40 vjec te bejne mamografi te rregullta pasi 98 per qind e rasteve sherohen nese kapen ne fazen fillestare. Statistikat u bene te ditura dje nga Instituti i Shendetit Publik gjate aktivitetit te organizuar si nje ecje kolektive qytetaresh pergjate nje segmenti te bulevardit Deshmoret e Kombit nga sheshi Nene Tereza deri tek Kodrat e Liqenit me moton Kanceri i gjirit vret me pak nese zbulohet me shpejt.
Ne kete aktivitet merrnin pjese Zonja e Pare e vendit zonja Teuta Topi zevendesministrja e Arsimit Nora Malaj Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar Fiona Mekiluam e ngarkuara me pune e Ambasades se SHBA-ve Debora Xhouns drejtorja e maternitetit Koco Gliozheni Rubena Moisiu drejtori i Institutit te Shendetit Publik Enver Roshi e te tjere.
Te pranishmit bene thirrje qe te gjendet mundesia qe mamografia te behet falas. Sipas tyre kjo do te ishte menyra me e mire qe te gjitha grate pavaresisht gjendjes se tyre shendetesore te bejne mamografi ne menyre te rregullt sidomos pas moshes 40-vjecare. Megjithate eshte e keshillueshme qe edhe femrat ndermjet 20 deri ne 40 vjec te bejne mamografi pasi ka raste te pakta kur kjo semundje shfaqet heret.
Zonja e Pare e vendit Teuta Topi deklaroi se shendeti eshte kryesori dhe se askush nuk duhet ta neglizhoje. Jeta e perditshme me ngarkesat e veta stimulon shpesh neglizhencen ose ne dukje pamundesine per tu kuruar. Rrethana te tilla nuk duhet te jene kusht per tu dorezuar. Besoj se cdo njeri ketu e ka te qarte qe shendeti eshte kryesori prandaj marredhenia me mjekun dhe me sistemin shendetesor duhet te jete e perhershme per cdo grua kudo ku ajo ndodhet ne fshat apo ne qytet ndash tha Topi.
Ajo shtoi se eshte e nevojshme qe te behet mamografi ne menyre te rregullt. Rreziku me i madh duhet ta dime qe vjen nga menyra e heshtur e kesaj semundjeje e cila vjen pa dhimbje. Prandaj duhet reaguar vazhdimisht me kontrolle te shpeshta. Une perfitoj nga ky rast qe tu bej nje apel grave shqiptare qe te sensibilizohen per mundesite e tyre per te parandaluar kete semundje por edhe atyre grave te cilat gjenden ne veshtiresi une deshiroj tu them qe te mos e humbasin per asnje cast shpresen deshiren dhe kurajon per ta luftuar kete keqe sepse nuk do te zhgenjehen nga perpjekja e tyre ndash tha Zonja e Pare Teuta Topi
Nga ana e saj zevendesambasadorja amerikane njekohesisht e ngarkuar me pune deri ne ardhjen e ambasadorit te ri Deborah Xhouns kerkoi qe te flitet sa me shume per te sensibilizuar qytetaret ne lidhje me kete problem. Ajo madje deklaroi edhe eksperiencen amerikane ne lidhje me kancerin e gjirit nje semundje tabu deri ne vitin 1982 por qe pas fushatave sensibilizuese u be nje semundje e njohur nga grate amerikane.
Do te doja te falenderoja organizatoret Ministrine e Shendetesise dhe Bashkine. Kam nje falenderim per dy gra te vecanta zonjen Vjollca Hoxha dhe Olimbi Ibrahimi qe kontribuan dhe dhane mbeshtetjen e tyre per kete aktivitet. 28 vjet me pare grate ne Shtetet e Bashkuara kishin frike dhe ndrojtje te flisnin per kancerin e gjirit dhe nuk dinin se si te mbronin veten e tyre. Diagnostikimi behej me vonese dhe trajtimi i tyre behej me pas i pasuksesshem. Por kjo ndryshoi ne vitin 1982 ndash tha zevendesambasadorja amerikane Deborah Xhouns.
Pas tubimit te pranishmit kane vizituar stendat ilustruese per kete fushate ndergjegjesimi dhe jane njohur me materiale informuese e promovuese per menyrat e zbulimit te hershem te kancerit te gjirit.