E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrënohet një shtëpi dhe disa ndërtime në pronë publike

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 20:15

Komuna e Prishtinës të hënën ka bërë rrënimin e një shtëpie, disa rrethojave, garazheve dhe anekseve, të ndërtuar pa leje, dhe në pronë komunale në rrugën “Gjergj Balsha”, në lagjen Arbëria.

Në një komunikatë të lëshuar nga Komuna e Prishtinës, thuhet e rrënimi i kësaj shtëpie ka pasuar pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore, dhe është kryer nga kompania “Dardania” e kontraktuar nga komuna, në asistencë të Policisë së Kosovës.

Sipas komunës, rrënimi i këtij objekti mundëson përfundimin e ndërtimit të rrugës “Gjergj Balsha”.

Ndërkaq, gjatë javës së kaluar inspeksioni i komunës ka intervenuar në ndalimin dhe parandalimin e disa ndërtimeve pa leje, si dhe janë liruar disa hapësira publike në rrugën “Agim Ramadani” dhe në lagjen “Ulpiana”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›