E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen-Kalimash, aksidenti i radhës në autostradën e re

RRËSHEN. Vazhdon seriali i aksidenteve në segmentin Rrëshen-Kalimash qëkur është hapur në dy korsi të saj. Prej një muaji janë shënuar dhjetwra aksidente dhe vdekje të udhëtarëve nga rajoni aty afër si dhe udhëtarë nga Kosova. Aksidenti i radhës u shënua sot në orët e pasdites në vendin e quajtur Blinisht të Komunës Orosh, kur u përplasën dy makina, një fuoristradë e kompanisë ndërtuese Bechtel-Enka me një makinw tjetër me targa të Kosovës. Për pasojë janë plagosur rëndë një punonjës i kësaj kompanie M.Lazri me banim në Vlorë si dhe shtetasje tjetër V.Margjinaj, 34 vjec. Kjo e fundit sipas bluzave të bardha në spitalin e Rrëshenit ka marrë plagë të rënda, ndërsa me anë të një helikopteri është dërguar për në spitalet e kryeqytetit. Ndërkaq policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij aksidenti.
Bëhet e ditur se që me hapjen e dy korsive të kësaj autostrade, aksidentet nuk kanë të ndalur dhe se ky aks është i tej ngarkuar për faktin e plazhit, ku mijëra makina të Kosovës po udhëtojnë në këtë drejtim për në bregdetet shqiptare, apo anasjelltas, ndërkohë që ka jo pak probleme me sinjalistikën ende të papërfunduar, ndërsa rruga e drejtë bën që drejtuesit e mjeteve të tundohen nga shpejtësi të palejueshme në një terren të rrezikshëm. Nga ana tjetër, policia rrugore e Mirditës nuk mundet ta mbulojë me efektiv rrugor këtë segment pasi organika e saj është më shumë se e përgjysmuar.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›