Shpërthim në një gurore në Balldre, një i vdekur, një i plagosur
KURBIN- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në gurore në fshatin Balldre të Lezhës, pranë Fabrikës së Çimentos. Nga hspërthimi i dortë, gjatë procesit të punës në këtë gurore ka mbetur i vdekur roja i fabrikës së çimentos dhe është plagosur rëndë roja tjetër, të cilat kanë qenë në shërbim në atë moment.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktimë është shtetasi Zef Simoni, 58-vjeç, ndërkohë që i plagosuri rëndë 55-vjeçari Pal Gjini.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e pronarit të gurores. Ndërkohë që ekspertët janë duke hetuar për të përcaktuar qartë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Gjithnjë sipas të dhënave paraprake mësohet se rojet janë dëmtuar si pasojë e rënies së gurëve, por pritet ekspertiza për të dhënë versionin e saktë rreth ngjarjes.