Rrëshen-Kalimash shkon në 1 miliard e 23 milionë euro
Zbardhet raporti i skandalit më të madh financiar që po heton Prokuroria e Përgjithshme. Bëhet fjalë për koston e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sipas burimeve brenda grupit hetimor, raporti që kanë dorëzuar dy ekspertët Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana nxjerr një shifër marramendëse. Rruga në total do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1 miliard e 23 milionë euro. Ndërkohë që ndryshe nga raporti i parë, dy ekspertët nuk janë marrë me diferencat e çmimeve dhe ofertave, por vetëm me konstatimin e vlerës. Gjithsesi, në raport nuk harrohet të thuhet se kjo shumë tejet e madhe ka arritur edhe si pasojë e funksionimit të nënkontraktorëve që kanë aplikuar çmime mbi tregun. Dje, një raport voluminoz është paraqitur në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme për vlerën reale të rrugës Durrës-Kukës, ndërkohë që pas analizës brenda këtyre ditëve priten edhe përgjegjësitë penale. Dy ekspertët kontabël janë paraqitur mëngjesin e djeshëm në recepsionin e organit qendror të akuzës dhe më pas janë drejtuar në sekretari, ku kanë lënë edhe "zarfin" me të gjitha të dhënat e llogaritura të ndërtimit të rrugës. Dje, grupi hetimor tha zyrtarisht se ka kontaktuar me ekspertët, ku ka marrë si përgjigje: raporti ka mbaruar, duke i dhënë zgjidhje disa pyetjeve të prokurorëve të çështjes. Në fakt, organi i akuzës ka emëruar dy prokurorë për hetimin e kësaj çështjeje. Por gjatë "rrugës", njëri prej tyre është emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka në duar disa dosje të rëndësishme dhe veprimet e fundit hetimore për hetimin e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve po i ndjek vetëm prokurori Arben Kraja. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ekspertët Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana kanë raportuar në akuzën qendrore se, përveç shkeljeve të mëdha ligjore, si në hartimin e kontratës, ashtu dhe në zbatimin e saj, qeveria shqiptare ka firmosur një kosto për ndërtimin e rrugës disa herë më të lartë se realja.
Dy raporte për rrugën
Raporti përmbledhës për shpenzimet financiare të shtetit shqiptar për rrugën Durrës-Kukës është protokolluar dhe pritet që ditën e hënë të kalojë në tryezën e punës së hetuesve të çështjes. Por mësohet se edhe ato fakte që kanë konstatuar ekspertët gjatë këqyrjes së punimeve, të cilat janë pasqyruar në raportin që kanë dorëzuar në prokurori më 18 korrik të vitit 2007, do të jenë pjesë e dosjes që do të shkojë në gjykatë. Hetues të çështjes konfirmojnë se kanë marrë kontakte me dy ekspertët dhe ata i janë përgjigjur se për ndërtimin e segmentit ka shkelje në miliona euro. Nga e gjithë analiza financiare e raportit të parë doli se nga 418 milionë euro të firmosura në kontratë, 190 milionë euro vlerësohen si kosto e tepërt, duke iu referuar çmimeve për njësi në tregun shqiptar.
Sipas hetuesve, nga akti i ekspertimit i inxhinierëve Zenun Katana dhe Pëllumb Ahmetaj, i datës 18 korrik të vitit të kaluar, rezultoi se "… si përfundim vlen të përmendet se materialet e paraqitura me çmimet për njësi nuk janë sipas analizave e manualeve shqiptare". Më konkretisht, ekspertët deklaruan se pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlerësuar 10 për qind të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare kjo masë vlerësohet me 2.1 për qind të vlerës së përgjithshme. Gjithashtu, vlerësimi i çmimeve të betoneve është bërë afërsisht dy herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare, ndërsa elementet e përforcimit të tuneleve, si shtanga e armatimit dhe sigurimi i fiksimit të barrierave, nuk detatohen në përmasat e tyre. "Nuk është pasqyruar TVSH prej 20%, si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor i Republikës së Shqipërisë.
Diferenca sipas llogaritjeve që kemi bërë është: 418.333.986 - 226.473.494 = 191.860.492 euro", shkruajnë ekspertët.
Dëmi i përllogaritur
Dy ekspertët kanë firmosur raportin se "shihen mjaft qartë çmimet për njësi të paraqitura nga firma fituese e tenderit, janë shumë herë më të lartë se çmimet shqiptare". "Sikur çmimet për njësi të ishin bërë sipas çmimeve të tregut shqiptar, çmimi i synuar do të ishte 191.860.492 euro më i lirë. Çmimi i synuar me të cilin ka fituar firma fituese është 418.333.986 euro. Në një kohë që sipas çmimeve për njësi që përdoren gjerësisht në Shqipëri rezulton se çmimi i synuar do të ishte 226.473.494 euro (vlerë më e ulët). Sipas hetuesve, ky fakt tregon më së miri se kontrata e lidhur dëmton rëndë interesat e shtetit shqiptar, pasi paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe shpërdorohen. Gjithashtu ekspertët përmendin se mospjesëmarrja e përfaqësuesit shqiptar në tenderin ndërkombëtar, i cili duhet të mbronte interesat e shtetit në tender dhe mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin e vlerësimit të tenderit, ka sjellë pasoja shumë të rënda. "Është lidhur kontrata me çmime njësi shumë herë më të larta se tregu shqiptar dhe në kushte jo të favorshme për Republikën e Shqipërisë. Komisioni ka qenë i përbërë nga 4 shtetas të huaj, të cilët nuk njihen me kushtet dhe çmimet aktuale të tregut shqiptar", thanë burimet nga akuza qendrore.
Afatet e hetimit
Zyrtarë të akuzës qendrore thanë se vonesa e ardhjes së raportit përfundimtar rrezikoi afatet e hetimit për të pandehurit. Afatet kanë mbaruar më datën 1 tetor, ndërsa Kryeprokurorja Ina Rama do të shqyrtojë mundësinë e shtyrjes së afatit të hetimit edhe 1 vit tjetër.
18.07.2007
Raporti i plotë i ekspertëve për dëmin në rrugën Durrës-Kukës
Përveç shkeljeve të mëdha ligjore, si në hartimin e kontratës ashtu dhe në zbatimin e saj, qeveria shqiptare ka firmosur një kosto për ndërtimin e rrugës disa herë më të lartë se realja. Përfundimi del se nga 418 milionë euro të firmosura në kontratë, rreth 200 milionë euro vlerësohen kosto e tepërt, duke iu referuar çmimeve për njësi në tregun shqiptar. Nga akti i ekspertimit të inxhinierëve Zenun Katana dhe Pëllumb Ahmetaj i datës 18.07.2007 rezulton se:
"… Si përfundim vlen të përmendet se materialet e paraqitura (zërat e punimeve) me çmimet për njësi nuk janë sipas analizave e manualeve shqiptare e konkretisht:
1. Pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlerësuar 10% e vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare kjo masë vlerësohet me 2.1% të vlerës së përgjithshme.
2. Vlerësimi i çmimeve të betoneve është bërë afërsisht dy herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare.
3. Ka zëra punimesh që përsëriten në dy forma si p.sh. Analiza nr.5a; Analiza 6 deri në analizën 11.
4. Elementet e përforcimit të tuneleve, si shtanga e armatimit dhe sigurimi i fiksimit të barrierave, nuk detatohen në përmasat e tyre.
5. Nuk është pasqyruar TVSH prej 20% si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor i Republikës së Shqipërisë.
Diferenca sipas llogaritjeve që kemi bërë është: 418.333.986 - 226.473.494 = 191.860.492 euro".
Pra shihet qartë se çmimet për njësi të paraqitura nga firma fituese e tenderit janë shumë herë më të lartë se ato shqiptare. Sikur çmimet për njësi të ishin bërë sipas çmimeve të tregut shqiptar, çmimi i synuar do të ishte 191.860.492 euro më i lirë. Çmimi i synuar me të cilin ka fituar shoqëria "Bechtel & Enka" është 418.333.986 euro. Në një kohë që sipas çmimeve për njësi që përdoren gjerësisht në Shqipëri, rezulton se çmimi i synuar do të ishte 226.473.494 euro (vlerë më e ulët). Sipas prokurorëve, ky fakt tregon më së miri se kontrata e lidhur dëmton rëndë interesat e shtetit shqiptar, pasi paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe shpërdorohen. Mospjesëmarrja e përfaqësuesit shqiptar në tenderin ndërkombëtar z. Niko Naska, i cili mbronte interesat e shtetit në tender dhe mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin e vlerësimit të tenderit ka sjellë pasoja shumë të rënda. Është lidhur kontrata me çmime njësi shumë herë më të larta se tregu shqiptar dhe në kushte jo të favorshme për Republikën e Shqipërisë. Komisioni ka qenë i përbërë nga 4 shtetas të huaj të cilët nuk njihen me kushtet dhe çmimet aktuale të tregut shqiptar.