E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërbohet lopa, hedh në humnerë një 62-vjeçar

Lopa "vret" të zotin. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Vehçan të Komunës së Qukësit në Librazhd. Sipas burimeve të policisë, 62-vjeçari Emin Sina ka humbur jetën aksidentalisht rreth orës 09:00. Të njëjtat burime sqarojnë se i moshuari është tërhequr zvarrë për disa metra nga lopa e tij, litarin e së cilës e kishte lidhur për dore dhe ka rënë rreth 50 metra në humnerë, ku edhe ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda. Trupi i tij u gjet nga familjarët, të cilët e kishin kërkuar përreth një orë, të shqetësuar se nuk po vinte të hante mëngjesin. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›