E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet trafikanti i kërkuar nga drejtësia italiane

Policia e Fierit ka arrestuar dje një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike. I arrestuari është Sokol Genica, i cili akuzohet për veprën penale të trafikimit të drogës dhe kërkohej nga autoritetet italiane. Lajmi i arrestimit është bërë i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Fierit, që sqaruan se Genica, lindur dhe banues në Fier, është dënuar nga drejtësia italiane me 25 vjet burg për trafik droge. Ndërkohë, nëpërmjet komunikimit të policisë shqiptare me atë italiane është bërë e mundur gjetja dhe më pas organizimi i një aksioni për arrestimin e tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›