Rrëshen, merr flakë furgoni, nuk dihen shkaqet
Ngjarja ka ndodhur në Rrëshen, ndërsa furgoni me targë MR 1938 A është përfshirë nga flakët, kur ishte i parkuar. Furgoni kryente linjën Mirditë-Tiranë dhe mendohet se shkak mund të jetë konkurenca.
RRËSHEN- Një furgoni pasagjerësh i është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit, ndërsa furgoni me targë MR 1938 A është përfshirë nga flakët, në kohën kur ishte i parkuar.
Burime të policisë bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së furgonit. Mësohet se furgoni kryente linjën Mirditë-Tiranë dhe të dhënat paraprake flasin se shkak për këtë ngjarje mund të jetë konkurenca.
(e.n/BalkanWeb)