Banorët e Zvërnecit bllokojnë rrugën për në Manastir
Banorët e Zvërnecit bllokojnë rrugën për në ishullin e Manastirit në Vlorë. Këtë mënyrë proteste kanë zgjedhur banorët e Zvërnecit për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre për shpronësim dhe furnizim me ujë.
VLORE- Tensionohet protesta e banorëve të Zvërnecit të cilët janë hedhur në protesta për shpronësimet e tokave duke bllokuar rrugën për në ishullin e Manastirit. Banorët nuk lejojnë kalimin e makinave të shumta që i janë drejtuar sot Manastirit për të festuar festën e Shën Mërisë.
Duke kërkuar zbatim të ligjit numër 7501 për shpronësimet dhe furnizim me ujë të pijshëm të zonës, banorët kanë zgjedhur bllokimin e rrugës si formë proteste.
Ndërkaq situata është tensionuar dhe është dashur ndërhyrja e policisë.
(e.n/BalkanWeb)