Shansi i fundit Inter kerkon mrekulline

Mes kërkimit të mrekullisë dhe qetësisë për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë, Inter dhe Reali i Madridit do të zbresin sot në mbrëmje në fushën e lojës për të siguruar gjysmëfinalet e Çampions.
Kampionët në fuqi të Evropës do të vizitojnë Shalke 04, që pas fitores 5-2 në sfidën e parë të luajtur në “San Siro” kanë vendosur skuadrën e Leonardos përballë një misioni të pamundur. Gjithsesi, zikaltërit italianë vazhdojnë të besojnë te përmbysja në “Gelsenkirshen”.
“Të gjithë e dinë se është e vështirë, por jo e pamundur. Do të luajmë për të fituar me besimin që kemi për të luajtur në gjysmëfinale’- ka thënë Leonardo, i cili do zbresë në fushë të gjithë artilerinë e rëndë.
Tekniku Italian do të ketë në dispozicion Luçion dhe Samuel në mbrojtje, ndërsa mungon Shivu, i skualifikuar. Nëse për Interin gjithçka duket e vështirë, e ndryshme është situata për Realin e Madridit. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo do të luajë ndeshjen e kthimit në fushën e Totenham, por fitorja 4-0 në “Santiago Bernabeu” thuajse ka arshivuar kualfikimin e spanjollëve.
Anglezët duhet të fitojnë me pesë gola diferëncë për të arritur në gjysmëfinale, një rezultat ky, thuajse i pamundur. Megjithëse i duhet vetëm të ruajë avantazhin e ndeshjes së parë Murinjo ka bërë të ditur se do të kërkojë fitoren duke luajtur me të gjithë titullarët e tij.
Nertan Prifti