E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Plani ynë për Tiranën si dita me natën me të qeverisë

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi sot projekt planin për ndërtimin e tramvajit në kryeqytet, si një projekt që “garanton rritjen e cilësisë së transportit dhe të cilësisë së jetës”. Plan projekti është pjesë e planit për zhvillimin e Tiranës, për të cilën “Ka një dallim radikal mes nesh e Saliut” tha Rama i cili në këto zgjedhje kërkon mandatin e katërt për kryetar bashkie.

Rama tha se plani i opozitës për Tiranës “është zhvillim i qëndrueshëm me një koncept i mirëpërcaktuar urbanmistik, ekonomik, e sociali, që rrit cilësinë e bashkëjetesës komunitare mes qytetarëve të këtij vendi dhe njëkohësisht rrit vlerën materiale të aseteve publike e private “

“Programi ynë i zhvillimit i të Tiranës është dita me natën me atë të planit të qeverisjes që është një kuturisje dhe e ushqyer me epshet e parasë”- nënvizoi më tej Rama.

Sipas tij plani i qeverisë nuk përmban asnjë plan strategjik të zhvillimit urban, transportit dhe sistetim të edukimit në të gjithë Shqipërinë.

"Jemi ditë e dritë diferencë nga kundërshtarët tanë politikë” – tha Rama ndërsa shprehu bindjen se më të njëjtën sasi parash që është shpenzuar në 20 vite për rrjetin rrugor sot duhej të kishim një rrjet rrugor tre herë më cilësor dhe një zhvillim ekonomik sipasojë e këëtij zhvillimi 3 herë më të madh. Gjithashtu do të kishim edhe një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, ndërkohë që ky i joni është i aty për atyshëm dhe me pasoja për të nesërmen.”

Projekti i tramvaj parashikon që “6 linjat e tramit të prekin 6 pika strategjike të qytetit, 4 prej të cilave janë trame të pikat fundore të të cilave lidhen me universitetin dhe dy tramet e tjera, pikat fundore lidhen me aeroportin dhe qytetin e Durrësit”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›