Superguvernatori ndjek hajdutet plagoset ne koke

Guvernatori i Santa Kruz në Bolivi plagoset ndërsa ndërmerr një akt qytetar. Hajdutët nuk i kanë kursyer plumbat për guvernatorin e provincës që nxitoi t’i vinte në ndihmë një gruaje.
Ruben Kostas tentoi të ndiqte me makinën e tij dy hajdutët që u përpoqën të largohen nga vendngjarja me motor, vetëm pak sekonda pasi sulmuan një kalimtare me qëllim grabitjen. Guvernatori i Santa Kruzit, motorit ekonomik të Bolivisë, është një ndër kundërshtarët kryesorë të presidentit Evo Morales.
Por në këtë rast, presidenti nuk nguroi të tregonte mbështetjen e tij, ndërsa deklaroi dhe një përfshirje më të gjerë të forcave të rendit në hetime. Guvernatori është qëlluar në kokë, por sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gruaja që ishte sulmuar nga grabitësit sapo kishte dalë nga një bankë e zonës në momentin e incidentit.
Delina Bitraku