Rreshjet e dëborës mbulojne vendin

Rreshjet e dëborës që kanë mbuluar të gjithë territorin e vendit, kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në akse të ndryshme rrugore. Disa makina janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të mbulimit të rrugës nga dëbora.
Probleme janë hasur edhe në Korçë, ku temperaturat kanë zbritur 12 gradë nën zero duke bërë që në qafën e Qarrit qarkullimi i makinave të bëhet vetëm me anë të zinxhirëve. Dëbora ka mbuluar disa qytete si Tiranën, Durrësin, Vlorën, Fierin, Tropojën, Kukësin etj. Mësohet se në rrugët e mbuluara nga rreshjet e dëborës është hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin.