Ministria e Transporteve: Situata pas renies së deborës

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se si rezultat i rreshjeve të dëborës të rëna në të gjithë vendin, uljeve të temperaturave dhe kthimit të dëborës në disa raste në akull, situata e akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Akset Qafë Qelë – Pukë – Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, Qafë Mali –Fierzë,Kryqëzim Hadroj – Qafë Benë, rrugët janë të kalueshme me zinxhirë, punohet për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.
Në aksin rrugor Kukës – Krumë, Kukës–Topojan-Shishtavec, nga Topojani – Shishtavec ka prezencë akulli, qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi dhe me zinxhirë.
Në Aksin Kukës – Qafë Shllak, qarkullimi kryhet me dy kalime pa zinxhire. Punohet vazhdimisht për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Në aksin Kukës – Thirrë (rruga e re) nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, vazhdon të hidhet kripë.Në aksin Bajram Curri – Kam, qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Draj Reç në 10 km e fundit rruga është bllokuar për shkak të çedimit të trupit të rrugës rreth 1m dhe dëborës. Në segmentin rrugor Bajram Curri–Fierzë, km11, qarkullimi i mjeteve kryet me një kalim. Në rrugën e Dardhës qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Në aksin kryesor Milot – Peshkopi, vetëm segmenti rrugor Klos – Qafë Dushku - Qafë Bualli – Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhirë.Në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë, segmenti Ura e Cerenecit – Qafë Dragalicë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, ndërsa segmenti rrugor Qafë Dragalica- Steblevë është i bllokuar për shkak të dëborës. Në aksin Qafë Bualli – Krastë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.Në aksin Peshkopi-Muhur – Qafë Draj qarkullimi kryhet me zinzhire. Në aksin Shpal – Ura e Rrepsit kalimi i mjeteve sot bëhet pa probleme.Në aksin Rëshen– Qafë Benë ka dëborë, kalimi i mjeteve sot kryhet me zinxhirë. Ne superstradën Rrëshen – Milot ka prezencë shtresë të hollë ngrice, por pa problem për qarkullimin e mjeteve. Segmentit rrugor nga Biza e Martaneshit e tutje kalimi bëhet me zinxhire. Aksi Tirane – Dajt – Qafë Mollë i kalueshëm me zinxhirë, në pjesën mbas traut dhe nga trau tek parku i Dajatit.Në aksin Tiranë–Krrabë km 29 ka prezencë akulli dhe dëborë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë, punohet vazhdimisht për mbajtjen në kushte normale për qarkullimin e mjeteve.Në rrugën e Ndroqit ka prezencë akulli dhe dëborë. Ka filluar puna për shpërndarjen e kripës nuk kaprobleme për qarkullimin e mjeteve.Ne Autostradën Tiranë Durrës për shkak të rreshjeve të borës po hidhet kripë dhe skorje, qarkullimi i trafikut është i lirë por ftohen drejtuesit e mjeteve të enë të kujdesshëm.Në aksin rrugor Librazhd – Steblevë vetëm në pjesën Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.Në aksin K/Labinot Fushë – Monument Bizë deri në Rrenc qarkullimi I mjeteve kryhet me zinxhirë. Nga Rrenc – Monument Bizë rruga është zhbllokuar,Në aksin rrugor Elbasan – Kaçolitë, Elbasan - Qafë Thanë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.Në të gjithë qarkun ka patur reshje dëbore. Akset e tjera nuk kanë probleme për qarkullimin e mjeteve.Në Qafën e Llogorasë dhe në Aksin Sarandë - Qafë Muzinë situata është përmirësuar. Rruga është e hapur, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë,gjatë gjithë kohës mbahet në mbikqyrje.Situata në aksin Berat – Gllavë vazhdon të mbetet e pandryshuar, qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.Në aksin Berat – Çorovodë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.