PS, Dokle: “Ruzhdia”, krim elektoral i vërtetuar
TIRANE- Partia Socialiste ka publikuar sot disa të dhëna të cilat sipas saj vërtetojnë atë që ka ndodhur në Ruzhdije në 28 qershor.
Përmes një deklarate për mediat deputeti socialist, Namik Dokle theksoi se janë dhjetëra persona të cilët edhe pse nuk kanë patur karta apo pasaporta figurojnë sikur kanë votuar.
“Në Ruzhdie, 94 persona pa pasaportë morën pjesë në votime ndërsa figuronin si votues me pasaportë. Raste të ngjashme ka patur edhe në disa qytete. Njerëz që nuk aplikuan për karta kanë votuar me karta identiteti. Në Ruzhdie pati falsifikime në regjistrat e votimit, 80 persona votuan në vend të emigrantëve.” theksoi Dokle.
Sipas socialistëve, në Ruzhdije komisionerët e Partisë Demokratike falsifikuan 376 firma.
Ndërkaq PS i bën thirrje mazhorancës ti japë fund manipulimeve me zgjedhjet. “18 Marsi, shansi fundit për mazhorancën” theksoi Dokle duke ju referuar nismave të PS të paraqitura në Kuvend.
(e.n/BalkanWeb)