E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës,rreshjet përbysin rrugët e qytetit

Një pjesë e rrugëve dhe kryqëzimeve në Durrës janë përmbytur gjatë natës për shkak të shiut që vazhdon prej 12 orësh. Në orët e para të mëngjesit, sheshet pranë stacionit hekurudhor dhe stadiumit "Niko Dovana" kanë qenë të bllokuara nga uji, dhe kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve. Vështirësi në lëvizje janë vërejtur edhe në segmente prej 100-250 metra në rrugët Taulantia dhe Skënderbej. Studentët e universitetit "Aleksandër Moisiu" dhe nxënës të shkollave përreth kanë mbërritur në shkollë me autobuzët e linjës, duke shmangur lëvizjen më këmbë, sepse në pjesë të veçanta uji ishte ngjitur mbi trotuare. Shiu, që nisi mbrëmë rreth orës 21.00 dhe vazhdoi gjithë natën, herë herë në formën e stuhisë, ka krijuar probleme edhe në rrugët e Shkozetit dhe të plazhit. Shirat e bollshëm mungonin në Durrës dhe në rrethinat e tij që prej disa javësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›