E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet përmbytin toka e shtëpi banimi

Ndonëse jo me të njejtin intensitet, reshjet e 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme në shumë rajone të vendit. Në Shkodër uji ka mbuluar dhjetra hektarë tokë, ndërsa aksi Shkodër-Dukagjin mbetet i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Në Lezhë mungesa e energjisë elektrike ka nxjerrë jashtë funksionit hidrovoret dhe kolektorët shkarkues. Më e rënduar situata paraqitet në Barbullojë, me disa shtëpi banimi të përmbytura dhe bagëti të dëmtuara. E njejta panoramë ka qenë gjatë paradites edhe në fshatin Fushë-Kuqe, fushën e Torovicës dhe atë të Gjormit. Në Durrës, banorët e lagjeve Spitallë, Porto Romano, Shkozet dhe zona të tjera periferike kanë vijuar edhe sot të heqin ujin nga katet e para të banesave të tyre. Drejtoria e Shkollës së Mesme “Hysen Çela” ne lagjen 18 të qytetit, ka pezulluar mësimin në katin e 3-të të godinës për shkak të tarracës së amortizuar. Reshje të shumta shiu ka patur edhe në Librazhd, Fier e Korçë me shumë toka bujqësore të përmbytura dhe lumenj të tejfryrë që kanë rrezikuar daljen nga shtrati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›